GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk mora mbështetjen e nevojshme

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk mora mbështetjen e nevojshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr nga kandidatura.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka shkruar se u tërhoq meqë nuk mori përkrahjen e mjaftueshme për t’u zgjedhur si president.

“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si Presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sejdiu i cili  thotë se ka njoftuar LDK-në dhe VV-në për vendimin e tij.

Bekim Sejdiu si kandidat për president i dalë nga marrëveshja Vetëvendosje – LDK, nuk mori mbështetjen e 6 deputetëve të LDK-së, duke bërë kështu që të mos arrihet kuorumi prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shpreh keqardhjen pas tërheqjes së kandidaturës nga Bekim Sejdiu.

“Bekim Sejdiu tregoi dinjitet.

Tërheqja e tij, përballë histerisë politike, dëshmon pikërisht pse një njeri me karakterin e tillë, do të ishte zgjedhja e duhur për President.

Keqardhje që sot nuk kemi President. Që në vend të një zgjidhjeje kemi kaosin politik, bllokadën si mjet dhe zgjedhjet e reja, edhe një herë, si qëllim.

Keqardhje edhe për Bekimin, që padrejtësisht u bë shënjestër e sulmeve të paprecedenta për mbytjen e karakterit të tij. Përbaltja e tij kishte të bënte më së paku me të. Urrejtja si mjet dhe inati personal si karakteristikë e pashpjegueshme e politikanëve të sotëm, janë bërë më të forta se përgjegjësia ndaj vendit. E rëndësishme t’i bëjmë dëm tjetrit.

Sa shumë kemi nevojë për njerëz të mirë në këtë vend. Sa lehtë i hedhim poshtë.

Kjo është PISA politike e Kosovës. Me rëndësi të rrënojmë çdo përpjekje normale sot! Bllokohemi, ngecim, urrejmë, mbysim karaktere dhe përfundojmë sërish në zgjedhje. Edhe pas tyre, në te tjerat.

Të faleminderit Bekim për gadishmërinë dhe dinjitetin e treguar në vazhdimësi. Në kohë të politikës së sotme, këto virtyte janë vlerë”, u shpreh ai.

gijotina.com/

Etiketa: kandidati per president

Lajme të lidhura

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator
Breaking Views

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë
Breaking Views

“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

20:54 - 14/09/26
Aktivisti Progni: Nuk duhet të lodhemi, bashkë deri sa të mbushim plot sheshin
Breaking Views

Aktivisti Progni: Nuk duhet të lodhemi, bashkë deri sa të mbushim plot sheshin

20:43 - 14/09/26
Para
Bllokimi i pagave/ Rama provokon sërish, s’i del mllefi ndaj gjyqtarit të Gjykatës Antikorrupsion

Bllokimi i pagave/ Rama provokon sërish, s'i del mllefi ndaj gjyqtarit të Gjykatës Antikorrupsion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator
Breaking Views

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për mediat serbe,  ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. Ai ka...

Lexo më shumë
“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

“Lironi çunat!”-U godit nga policia, protestuesi kthehet në shesh, turma niset drejt Bllokut të Sigurisë

20:54 - 14/09/26
Aktivisti Progni: Nuk duhet të lodhemi, bashkë deri sa të mbushim plot sheshin

Aktivisti Progni: Nuk duhet të lodhemi, bashkë deri sa të mbushim plot sheshin

20:43 - 14/09/26
“Largimi i Ramës dhe Republikë e re!”/ Aktivisti prezanton pikat e panegociueshme të protestës

“Largimi i Ramës dhe Republikë e re!”/ Aktivisti prezanton pikat e panegociueshme të protestës

20:28 - 14/09/26
Dhuna policore, protestuesit me deklaratë të përbashkët: Efektivët tejkaluan kompetencat! Do të vijojmë bllokimin

Dhuna policore, protestuesit me deklaratë të përbashkët: Efektivët tejkaluan kompetencat! Do të vijojmë bllokimin

20:13 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com