Protestuesit vijojnë qëndrimin pranë Bllokut të Sigurisë te Rruga Mine Peza, në mbështetje të qytetarëve të ndaluar gjatë protestave të fundit.
Qytetarët janë grumbulluar para ambienteve ku mbahen personat e ndaluar, duke kërkuar lirimin e tyre dhe duke shprehur solidaritet me protestuesit.
“Nuk jeni vetëm!” është një prej thirrjeve të qytetarëve, të cilët vijojnë të qëndrojnë në zonë.
Gjatë qëndrimit, protestuesit kanë përsëritur edhe thirrjen “Arrestoni Ramën!”, ndërsa kanë deklaruar se do të vijojnë protestën dhe mbështetjen për qytetarët e ndaluar.

Qytetarët janë ndalur para ambienteve ku mbahen personat e ndaluar gjatë protestave të fundit, duke kërkuar lirimin e tyre.
Në kor, protestuesit kanë brohoritur: “Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju!”
gijotina.com/










Discussion about this post