GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, PD kërkon seancë dëgjimore me institucionet e drejtësisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik kanë kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore për pagat e gjyqtarëve.

Në kërkesën e tyre, deputetët demokratë i referohen pikërisht vendimit ku Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se në procesin e mëparshëm ligjvënës nuk kishte pasur një konsultim efektiv me gjyqtarët dhe prokurorët.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të ndryshimeve që prekin drejtpërdrejt garancitë kushtetuese të magjistratëve, përfshirë pagat e tyre, procesi parlamentar duhet të përfshijë një analizë të plotë të pasojave dhe të garantojë pjesëmarrjen aktive të gjyqtarëve, magjistratëve ose organizatave që i përfaqësojnë.

Duke u mbështetur në këtë arsyetim, deputetët e PD-së argumentojnë se Kuvendi duhet të zhvillojë një konsultim efektiv përpara vijimit të procedurave për miratimin e projektligjit.

Në kërkesë propozohet që në seancën dëgjimore të ftohen Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, kërkohet pjesëmarrja e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Në kërkesë kërkohet gjithashtu thirrja e mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ditën e martë, 15 shtator 2026, në orën 14:00, me rend dite zhvillimin e seancës dëgjimore publike lidhur me projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kërkesa:

Pranë Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, është duke u shqyrtuar projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në thelb, ky projektligj ka për qëllim për të “përmbushur detyrimin kushtetues të vendosur nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026”, duke sanksionuar “norma të cilat garantojnë përllogaritjen e pagës së magjistratëve (gjyqtarë dhe prokurorë), në përputhje me vendimin e Gjykatës.” (shih fq. 1 të relacionit shoqërues).

Lidhur me procedurën parlamentare të ndjekur për miratimin e ndryshimeve ligjore tashmë të shfuqizuara (Ligji Nr. 33/2023), Gjykata Kushtetuese është shprehur se: “Gjatë procedurës parlamentare nuk rezulton të jetë dëgjuar as mendimi i gjyqtarëve/prokurorëve në lidhje me ndryshimet e reja ligjore. Gjatë seancës plenare përfaqësuesit e kërkuesit dhe subjektit të interesuar, KLGJ-së, u shprehën se disa grupe gjyqtarësh, individualisht ose nëpërmjet gjykatave kanë shprehur mendimet e tyre për ndryshimet ligjore, por se nuk kanë qenë pjesë e grupit të punës dhe as të thirrur nga komisionet përkatëse. Edhe pse KLGJ-ja, siç është shprehur në parashtrimet e saj drejtuar Gjykatës, ka shprehur dakordësinë për projektligjin, ajo ka evidentuar disa çështje që duhej të gjenin reflektim, për të cilat në aktet parlamentare nuk jepet shpjegim përse nuk janë pranuar. Ndërsa në mbledhjet e komisioneve (atij të Çështjeve Ligjore dhe të Ekonomisë) përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që kanë mbrojtur propozimin e tyre sipas projektligjit, nuk ka pasur përfaqësues të organeve të drejtësisë ose të vetë grupeve të interesit. Prandaj, në vlerësimin e Gjykatës, procesi i konsultimit, nga pikëpamja kushtetuese, nuk ka rezultuar të ketë qenë efektiv.” (shih vendimin Nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, §98).

 

Ndërsa, lidhur me procedurën parlamentare që duhet të ndiqet në vijim, Gjykata Kushtetuese është shprehur se: “Parimi i shtetit të së drejtës dhe i sigurisë juridike kërkon, në aspektin formal, që elementet dhe parimet që lidhen me sistemin e pagave të magjistratëve të përcaktohen me ligj të miratuar nga Kuvendi, përmes një procedure transparente, kurse në aspektin substancial, që parashikimet ligjore të jenë objektive, të parashikueshme, të qëndrueshme dhe transparente, për të përjashtuar ndërhyrje arbitrare të pushtetit ligjvënës ose ekzekutiv gjatë zbatimit të tyre. Kjo nënkupton edhe që gjatë shqyrtimit dhe miratimit të propozimeve ligjore që prekin drejtpërdrejt garancitë kushtetuese të magjistratëve, ku përfshihen pagat e tyre, procesi ligjvënës duhet të përfshijë një analizë tërësore dhe të detajuar të qëllimit të synuar dhe pasojave të pritshme, sikundër duhet të sigurojë edhe pjesëmarrjen aktive të vet gjyqtarëve/magjistratëve ose grupimeve që i përfaqësojnë ata. Ky konsultim duhet të jetë, mbi të gjitha, edhe efektiv.” (shih vendimin Nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, §76).

Duke qenë se projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, ka të bëjë pikërisht me garancitë kushtetuese të magjistratëve, ku përfshihen pagat e tyre, në zbatim të konkluzioneve dhe orientimeve të vendimit Nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet komisioneve parlamentare, duhet të sigurojë edhe pjesëmarrjen aktive të vet gjyqtarëve/magjistratëve ose grupimeve që i përfaqësojnë atë, nëpërmjet një konsultimi efektiv.

Në këtë kuptim, Kuvendit të Shqipërisë i lind detyra që gjatë procesit legjislativ të organizojë seanca dëgjimore publike me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, përkatësisht Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorëve, institucionet e drejtësisë, përkatësisht Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, dhe shoqatat e magjistratëve, përkatësisht Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Ky detyrim vlen për të gjitha organet e Kuvendit, përfshirë Komisionet për dhënie mendimi, pra edhe për Komisionin tonë.

Neni 36 i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se: “1. Komisioni mund të organizojë seanca dëgjimore publike me anëtarë të Këshillit të Ministrave, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore ose publike, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të grupeve të interesit, si dhe grupime të tjera të interesuara. Komisioni është i detyruar të realizojë seancën dëgjimore, sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim. Kur seanca dëgjimore kërkohet nga 1/3 e anëtarëve të komisionit, Komisioni mblidhet brenda 2 ditëve kalendarike nga paraqitja e kërkesës. 1/1. Gjatë procesit legjislativ, komisioni mund të organizojë seanca dëgjimore publike sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1 të këtij neni. Komisioni nuk mund të përgatisë raportin për seancë plenare pa u realizuar seanca dëgjimore. 2. Në përgatitjen e seancës dëgjimore publike, kryetari, në bashkëpunim me zëvëndëskryetarët dhe sekretarin e komisionit, u paraqet të ftuarve çështjet për të cilat kërkohet informacion.”.

Në këto kushte, ne, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publike, në mbështetje të nenit 36, pikat 1 dhe 2, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, si dhe në përputhje me konkluzionet dhe orientimet e detyrueshme për zbatim të vendimit Nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, në kuptim të nenit 132 të Kushtetutës,

KËRKOJMË:

Zhvillimin e një seance dëgjimore publike lidhur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, me qëllim marrjen e mendimit të tyre për përmbajtjen e këtij projektligji, me institucionet dhe shoqatat që kanë interes në këtë çështje, si më poshtë:

(i) Këshillin e Lartë Gjyqësor,

(ii) Këshillin e Lartë të Prokurorisë,

(iii) Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë,

(iv) Shoqatën Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë,

(v) Shoqatën e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë,

(vi) Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme,

(vii) Prokurorin e Përgjithshëm,

(viii) Kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Në mbështetje të nenit 32 të Rregullores së Kuvendit, thirrjen e mbledhjes së Komisionit, ditën e marte, datë 15 Shtator 2026, ora 14:00, me rend dite “Seancë dëgjimore publike me institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e magjistratëve lidhur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Etiketa: prokuroreseancem gjyqtare

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë la Veliajn në burg, Tabaku: Rama mbetet bashkëpërgjegjës për korrupsionin në Tiranë
Aktualitet

Gjykata e Lartë la Veliajn në burg, Tabaku: Rama mbetet bashkëpërgjegjës për korrupsionin në Tiranë

12:26 - 15/09/26
Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë
Aktualitet

AMP ‘zbarkon’ në Policinë e Durrësit, arrestohet një efektiv dhe dy të tjerë nën hetim!

11:52 - 15/09/26
‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit
Aktualitet

Nafta mbi 229 lekë/litër, PD kërkon uljen e taksave: Situata emergjente, qeveria të ndërhyjë menjëherë

11:37 - 15/09/26
Para
Lobimi në Bruksel/ Shqiponja, mamaja e Erion Veliajt i dërgon letër portalit “EU Reporter”

Erion Veliaj do të mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë la Veliajn në burg, Tabaku: Rama mbetet bashkëpërgjegjës për korrupsionin në Tiranë
Aktualitet

Gjykata e Lartë la Veliajn në burg, Tabaku: Rama mbetet bashkëpërgjegjës për korrupsionin në Tiranë

12:26 - 15/09/26

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për vijimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë
Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës

12:25 - 15/09/26
Trafikonin sasi të mëdha kokaine/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, arrestohet dhe Gert ‘Gjenerali’

Trafikonin sasi të mëdha kokaine/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, arrestohet dhe Gert ‘Gjenerali’

12:12 - 15/09/26
Shkëlqejnë yjet e Kosovës në Itali, Rrahmani dhe Zhegrova përzgjidhen në formacionin e javës në Serie A

Shkëlqejnë yjet e Kosovës në Itali, Rrahmani dhe Zhegrova përzgjidhen në formacionin e javës në Serie A

12:01 - 15/09/26
Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë

AMP ‘zbarkon’ në Policinë e Durrësit, arrestohet një efektiv dhe dy të tjerë nën hetim!

11:52 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com