GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bushati i kthehet Ramës: Ti ishe njeriu që i hipe helikopterit për të krijuar këtë gjykatë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Telefonata e Ramës me drejtuesit e RAI3, Bushati: Doli si fyell
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas postimit të kryeministrit Rama ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UCK-së.

Rama zgjodhi ta komentojë vendimin vetëm me një fjalë. Marre! -shkroi ai në “Facebook”.

Pas këtij qëndrimi, Bushati e ka vënë deklaratën e Ramës përballë rolit që, kryeministri shqiptar ka pasur më herët në mbështetjen e Gjykatës Speciale.

“Po ndonjë shenjë pendese që e përkrahe këtë gjykatë, ndërkohë që kishte forca politike që jepnin argumentet pse duhej kundërshtuar dhe që more helikopterin për t’ua mbushur mendjen shtetarëve kosovarë…?”, shkruan Bushati në reagimin e tij.

Në reagimin e tij, analisti Bushati i referohet një informacioni të transmetuar fillimisht nga televizioni Top Channel.

Në 16 Korrik 2015, televizioni që është dalluar për raportime ekskluzive nga qeveria e Edi Ramës, publikoi një kronikë, në të cilën thuhej se Rama kishte shkuar për një vizitë surprizë me helicopter në Prishtinë, me qëllim që të bindte drejtuesit politikë të Kosovës për miratimin e Gjykatës Speciale.

Në kronikën televizive, të pakundërshtuar nga qeveria, thuhej ndër të tjera: “Top Channel ka mësuar nga burime brenda takimit se kryeministrat dhe ministrat e pranishëm në takim kanë diskutuar për nevojën e formimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Mësohet se kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i kanë thënë kryeministrit Rama se janë në koordinim e sipër me të gjithë faktorët relevantë dhe se Gjykata do të miratohet së shpejti në Kuvend”.

Zyrtarisht, qeveria shqiptare deklaroi se qëllimi i vizitës ishte “koordinimi e dy qeverive për Samitin e Vjenës”.

 

Etiketa: bushatiRama

Lajme të lidhura

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova
Aktualitet

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel
Aktualitet

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

16:12 - 17/09/26
Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26
Para
Berisha: Asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës kundër barbarëve serbë

Berisha: Asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës kundër barbarëve serbë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova
Aktualitet

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Plazhit të Vogël” në Velipojë, ku një pushues...

Lexo më shumë
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

16:12 - 17/09/26
Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26
Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

15:36 - 17/09/26
Plagosën me thika dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë

Plagosën me thika dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë

15:17 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com