GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jo në emrin tonë!”/ Studentët në Prishtinë, marshim proteste në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
“Jo në emrin tonë!”/ Studentët në Prishtinë, marshim proteste në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup studentësh dhe qytetarësh janë mbledhur në Prishtinë në shenjë proteste ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta ka nisur në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa pjesëmarrësit kanë marshuar nëpër qendër të kryeqytetit me flamuj dhe pankarta në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje “UÇK, UÇK, UÇK”, ndërsa protestuesit kanë kërkuar që procesi gjyqësor të vijojë në Gjykatën e Apelit.

Në pankartat e protestuesve janë shfaqur mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mes tyre “Jo në emër të studentëve”, “Justice for KLA is justice for Kosovo” dhe “Nuk ka gjyq që ju gjykon në emër të popullit. Të pafajshëm përgjithmonë!”.

Përfaqësuesi i studentëve, Ilir Cani, e ka cilësuar vendimin si të ndikuar politikisht, duke deklaruar se, sipas tij, ai nuk lidhet me drejtësinë.

Cani ka theksuar gjithashtu se protestuesit janë mbledhur në mënyrë paqësore dhe ka paralajmëruar tubime më të mëdha nëse nuk ka ndryshim të situatës.

“Liri çlirimtarëve, rroftë UÇK-ja, rroftë kombi shqiptar. Ai vendim është marrë me influencë politike, nuk kishte të bënte me drejtësinë. Serbia ishte agresori dhe krimineli i vërtetë, jo UÇK-ja”, tha Cani.

Protesta zhvillohet një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim.

 

Etiketa: marshim protestePrishtinëStudentetUçk

Lajme të lidhura

Plagosën me thika dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë
Aktualitet

Plagosën me thika dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë

15:17 - 17/09/26
Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës
Aktualitet

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:00 - 17/09/26
Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare
Aktualitet

Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

14:43 - 17/09/26
Para
Protesta te Kuvendi/ Policia arreston me dhunë 11 persona

Protesta te Kuvendi/ Policia arreston me dhunë 11 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thika dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë
Aktualitet

Plagosën me thika dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë

15:17 - 17/09/26

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi plagosën me thikë 2 vëllezër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Sarandë,...

Lexo më shumë
Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:00 - 17/09/26
Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

14:43 - 17/09/26
Thyente dyert dhe grabiste lokalet/ 16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

Thyente dyert dhe grabiste lokalet/ 16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

14:31 - 17/09/26
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Berisha akuza Ramës: Po fshihet! Ka bërë punët e Vuçiçit për ‘Kosovën’

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Berisha akuza Ramës: Po fshihet! Ka bërë punët e Vuçiçit për ‘Kosovën’

14:14 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com