GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

 

Sikur Piktori t’i kishte përkrahur të akuzuarit e UÇK’së në Hagë aq sa e ndihmoi Vuçiçin që t’i pastrojë duart e përgjakura, ata ndoshta edhe nuk do të dënoheshin fare.

Sikur Piktori t’i ishte përkushtuar konsolidimit të Kosovës aq sa realizimit të projektit serbo-rus të quajtur ‘Ballkani i Hapur’, nuk do të ndodhte ky defaktorizim i shqiptarëve në Ballkan.

Sikur Piktori t’i kishte përkrahur të akuzuarit e UÇK’së në Hagë aq sa e ndihmoi Vuçiçin që t’i pastrojë duart e përgjakura, ata ndoshta edhe nuk do të dënoheshin fare.

Sikur Piktori ta ndiente më të afërt Prishtinën sesa Beogradin, nuk do të ndodhte që Kuvendi i mëmëdheut të mos miratonte rezolutë kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Dhe shumëçka do të ishte ndryshe, shumëçka do të na bënte më të fortë, sikur kjo shqiptari të mos ishte në duart e njerëzve që e kriminalizuan mëmëdheun tonë dhe që e bënë atë kopsht të qarqeve cioniste e serbe.

Po, sikur ne ta kuptonim se askush nuk të çmon e nuk të do kur e sheh se ti nuk e çmon dhe nuk e do vetveten, atëherë, me kohë, do e shihnim se Piktori u shërbente qarqeve që ndienin fajësi pse e kishin bombarduar Serbinë dhe që bënin çmos që çlirimtarët tanë t’i barazonin me kriminelët serbë.

Dhe gjitha këto Piktorit ia mundësoi mungesa e elitave të dinjitetshme e të guximshme, të cilat do të kërkonin që me Kushtetutë, t’i ndalohej atij dhe ‘Aleancës së Qelbësirave’ ta përfaqësojnë shqiptarinë, si dhe, me ligj, t’u ndalohej paraqitja publike ‘mendimtarëve’ e ‘publicistëve’ që të vrasin me fjalë përderisa je gjall dhe bëhen vajtojca të neveritshme kur përfundon në varr!

Elita që do e ndihmonin këtë popull  ta shihte me kohë se edhe miqtë tanë perëndimorë nisën të largohen nga ne kur e panë sa pak e duam njëri-tjetrin; kur e panë sa lirë e shesim tokën e të parëve; sa pamëshirshëm i rrënojmë gjurmët e së shkuarës; si u lejojmë ‘Lëvizjeve të Deçanit’ të na shpërfaqin si kokëtula që nuk e dinë se nuk ka fe që e dobëson apo e forcon shqiptarinë, por ka shqiptarë të pafe, shqiptarë të paguar që t’i luten Zotit, e t’i shërbejnë djallit!

Etiketa: beogradKosovepiktori

Lajme të lidhura

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkeljet me tenderët 1 milion euro, GJKKO dënon me shërbim prove 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë
Aktualitet

Bllokimi i pagave të magjistratëve/ Drejtoresha e Thesarit, Elmira Peto merret në pyetje nga SPAK

09:20 - 18/09/26

SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto, në lidhje me bllokimin e pagave të magjistratëve. Elmira Peto është...

Lexo më shumë
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

“Ju erdhi fundi”/ Sot dita e 111-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: SPAK bëj gati prangat

08:54 - 18/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

Gjithë shtetet marrin masa lehtësuese përballë shtrenjtimit të karburanteve, Rama shton edhe një taksë të re

08:43 - 18/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:19 - 18/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com