GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mos flisni dokrra! Spaho i kthehet Berishës: Edhe ne demokratët e mbështetëm krijimin e Gjykatës Speciale!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mos flisni dokrra! Spaho i kthehet Berishës: Edhe ne demokratët e mbështetëm krijimin e Gjykatës Speciale!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas akuzave që opozita bëri dje në bllok ndaj kryeministrit Edi Rama se ka punuar kundër Kosovës dhe se ka mbështetur ngritjen e Gjykatës Speciale, që dënoi liderët e UÇK-së, ish-deputeti demokrat Edmond Spaho i thotë PD-së se edhe ajo mbështeti krijimin e saj.

Reagimi

Nisur nga verdikti i Tribunalit të Hagës për 4 ish-drejtuesit e UÇK-së, sot kam shkruar se klasa politike shqiptare, çdo zhvillim në Kosovë e shikon të lidhur ngushtë me zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe përfitimet ngushtësisht të sajat. Dhe besoj që nuk kam gabuar.

Për politikën shqiptare ka rëndësi se sa mund të përfitojë ajo nga zhvillimet politike në Kosovë. A fiton Kosova nga qëndrimet e partive politike shqiptare, kjo pak rëndësi ka për ta.

Zoti Berisha, dhe ne që ishim pas tij, jemi nga të parët që kemi mbështetur krijimin e Tribunalit të Hagës duke filluar nga vitet 2015-2016.E bëmë këtë të bindur që për Kosovën nuk kishte rrugë tjetër veçse të pranonte verdiktin ndërkombëtar, përndryshe do të krijohej një Tribunal i OKB-së, i cili do ta penalizonte Kosovën mjaft rëndë. Këtë vendim e morëm pas diskutimeve në të gjitha organet drejtuese të PD-së.

Kaq e vërtetë është kjo që po shpreh, saqë zoti Berisha, jo vetëm u shpreh publikisht në favor të krijimit të Tribunalit të Hagës, si dhe publikoi më 28.06.2015, 6 arsyet se përse Parlamenti i Kosovës duhet ta votojë krijimin e Tribunalit, por kohë më parë ai kishte votuar në Këshillin e Europës krijimin e komisionit të posaçëm të Dick Marty për të verifikuar “krimet” që UÇK-ja kishte kryer gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Sot po më rrotullohet tavani kur shoh kolegë të opozitës që gënjejnë dhe thonë dokrra në Parlament. Po shoh ata që mbështetën krijimin e Tribunalit të Hagës të thonë që nuk na dëgjuat në vitet 2015 apo 2016 kur deklaruam mos e votoni krijimin e kësaj gjykate dhe mos e mbështesnit atë.

Si është e mundur që ne të kemi një memorie kaq të shkurtër? Si është e mundur që ne të lejojmë këta individë të hiqen sot si Kasandra, kur në të vërtetë kanë qenë të rreshtuar kokë e këmbë për krijimin e Tribunalit të Hagës?

Dhe mirë bënë! Kjo ishte e vetmja zgjidhje në interes të Kosovës. Por si nuk kanë turp dhe cipë sot, kur marrin pozicionin e kundërt vetëm për ndonjë përfitim politik të brendshëm. Apo mjafton një vend në listat e mbyllura për një karrige në Parlament?

Përfitimi politik i brendshëm është vetëm iluzion i tyre. E si mund të besojnë qytetarët që këta do të jenë seriozë kur nesër të kenë në duar çelësat e Shqipërisë? Ata prandaj janë sot pa bosht politik dhe humbin në zgjedhje, sepse siç thotë populli, janë aeroplan pa bisht, vërtiten nga të mundin për të kapur ndonjë kockë pushteti.Këta gjithmonë do të humbin, sa kohë do të vazhdojnë të jenë peng i urisë patologjike për pushtet, uri e cila ua errëson gjykimin dhe i bën qesharakë në sytë e opinionit publik shqiptar dhe kosovar.

Etiketa: berishaGjykateKryesore1Spaho

Lajme të lidhura

Pasi e miratoi dhe dekretoi formulën e re të pagave, Rama i drejtohet magjistratëve: Hajde të bisedojmë
Aktualitet

Pasi e miratoi dhe dekretoi formulën e re të pagave, Rama i drejtohet magjistratëve: Hajde të bisedojmë

12:23 - 18/09/26
Tentativë vrasjeje, drogë dhe municion luftarak, arrestohen në Itali dy shqiptarë
Aktualitet

Tentativë vrasjeje, drogë dhe municion luftarak, arrestohen në Itali dy shqiptarë

12:15 - 18/09/26
Demokratët propozojnë paketë ligjore: Gjurmim dhe kontroll për çdo pasuri publike
Aktualitet

Demokratët propozojnë paketë ligjore: Gjurmim dhe kontroll për çdo pasuri publike

11:50 - 18/09/26
Para
Plagosja e avokatit në Durrës, bojkotohen për dy orë seancat gjyqësore

Plagosja e avokatit në Durrës, bojkotohen për dy orë seancat gjyqësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi e miratoi dhe dekretoi formulën e re të pagave, Rama i drejtohet magjistratëve: Hajde të bisedojmë
Aktualitet

Pasi e miratoi dhe dekretoi formulën e re të pagave, Rama i drejtohet magjistratëve: Hajde të bisedojmë

12:23 - 18/09/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi të formulës së re të pagave, duke kërkuar që qeveria dhe...

Lexo më shumë
Tentativë vrasjeje, drogë dhe municion luftarak, arrestohen në Itali dy shqiptarë

Tentativë vrasjeje, drogë dhe municion luftarak, arrestohen në Itali dy shqiptarë

12:15 - 18/09/26
Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagrebit, transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagrebit, transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

11:52 - 18/09/26
Demokratët propozojnë paketë ligjore: Gjurmim dhe kontroll për çdo pasuri publike

Demokratët propozojnë paketë ligjore: Gjurmim dhe kontroll për çdo pasuri publike

11:50 - 18/09/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

Bajram Begaj firmos me urgjencë ligjin e Ramës për pagat e magjistratëve

11:35 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com