GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Profili i një punonjësi të Gjendjes Civile në Horë-Vranisht, me emrin “Pandeli Shirokaj”, i cili ka 3 vite që kishte dalë në pension është përdorur më pas nga zyrtarë të Gjëndjes Civile, për të kryer në 45 raste ndryshimin e identiteteve të personave të ndryshëm në Shqipëri.

Në 16 qershor 2023, “Pandeli Shirokaj” ka dalë në pension, por në sistemin on – line të Gjendjes Civile, emri i tij është kryer për falsifikime të të dhënave personale.

Nisur nga kjo situatë, Aurel Kotorri, një punonjës i Ministrisë së Brendshme me detyrë specialist IT dhe Orjola Omi, e punësuar pranë njësisë bashkiake nr.3 në Tiranë, janë pezulluar nga detyra, pasi prokuroria e Tiranës ka zbuluar implikimin e tyre në një skemë të falsifikimit të gjendjen civile për disa persona.

Vendimi për pezullimin e tyre nga detyra publike është marë nga gjykata e Tiranës. Ndërkohë në kërkim me masën e “Arrestit në burg” gjykata ka shpallur vlonjatin Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi apo David Isaac.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, vlonjati Indrit Aliu, rezulton i denuar më parë për vepren penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

Në dosje thuhet se veprimet e tij aktive kanë cenuar veprimtarinë normale të organeve shtetërore si dhe kanë cenuar dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar ndërkombëtarisht, duke përdorur dokumente të falsifikuara sikur janë lëshuar nga shteti i Izraelit.

Indrit Aliu, tregon me veprimet e tij për një rrezikshmëri të lartë shoqërore duke përdorur dokumente të falsifikuara për tu pajisur më tej me dokumente identiteti të rreme si kartë identiteti dhe pasaportë biometrike, për të lëvizur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me gjeneralitete të rreme.

Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi, rezulton se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në David Isaac, në Zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Novoselë Bashkia Vlorë.

Por në 27 Nëntor 2025 nga ana njësisë administrative nr. 5 Bashkia Tiranë, ku ky person rezulton banor, është konstatuar ndryshimi gjatë kontrollit të procedurës për riaplikim për pasaportë biometrike.

Zyra e Përgjithshme e Gjendjes Civile, ka hetuar dhe shqyrtuar rastin dhe ka vendosur kthimin e gjeneraliteteve të mëparshme nga David Isaac në Indrit Kolleshi.

Ndërkohë në 29 dhjetor 2025 është bërë një kërkesë për ndryshimin e vendbanimit duke u caktuar si adresë e re për vendbanimin Njësia Administrative nr 3 Bashkia Tiranë.

Mirëpo në 13 Janar 2026, rezulton se nga ana e Njësisë administrative nr. 3 Bashkia Tiranë, rezulton se janë kryer veprime për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit sipas një certifikate që mban të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Izraelit nga Endrit Kolleshi në David Isaac, të dhëna që mbahen dhe aktualisht nga ky person.

Nisur nga këto rrethana, prokuroria ka konstatuar se ka dyshime se ndryshimet e emrit dhe mbiemrit janë kryer në kundërshtim me ligjin “Për gjendjen Civile” dhe se dokumentet në gjuhën hebraike të paraqitura nga Indrit Aliu janë të falsifikuara.

Punonjësja e Gjendjes civile të Zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake nr.3 Tiranë, Orjola Omi, duket se ka pranuar në kundërshtim me ligjin një akt të emërtuar certifikatë për ndryshimin e emrit të lëshuar sipas dokumentit nga Ministria e Brendshme e Shtetit të Izraelit. Sipas këtij dokumenti ndryshimi rezulton se është kryer në 7 Gusht 2008 nga Indrit Kolleshi në David Isaac. /Syri

Indrit Aliu

Aurel Kotorri

Etiketa: Ministria e Brendshmepasaporte false

Lajme të lidhura

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!
Breaking Views

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!

21:17 - 18/09/26
Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Breaking Views

Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

21:11 - 18/09/26
Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë
Breaking Views

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

20:45 - 18/09/26
Para
Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!
Breaking Views

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!

21:17 - 18/09/26

Pas përfundimit të fjalimeve, protesta e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me marshim në Tiranë. Qytetarët...

Lexo më shumë
Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

21:11 - 18/09/26
Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim

Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim

20:56 - 18/09/26
Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

20:45 - 18/09/26
Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike/ Aktivistja, Arvina Lleshi shpalos programin e protestës

Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike/ Aktivistja, Arvina Lleshi shpalos programin e protestës

20:36 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com