GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Autobusi plot me mallra kontrabandë/ Dy 43-vjeçarë në pranga në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro dhe 100 steka cigare

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Autobusi plot me mallra kontrabandë/ Dy 43-vjeçarë në pranga në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro dhe 100 steka cigare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjirokastër – Operacioni policor i koduar “Akciza 3” ka finalizuar goditjen e një rasti të dyshuar të kontrabandës së mallrave nga Greqia drejt Shqipërisë. Në pranga kanë rënë dy 43-vjeçarë, të cilët u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, duke transportuar me autobus mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Të arrestuarit janë O. L., 43 vjeç, dhe M. D., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas informacioneve të marra nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Vlorë-Gjirokastër dhe në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës së mallrave.

Shërbimet e Policisë ndaluan autobusin në aksin “Kakavijë-Gjirokastër”, i cili drejtohej me ndërrim turnesh nga dy të arrestuarit. Gjatë kontrollit, në vende të mbyllura dhe të fshehura të autobusit, u gjetën 100 steka me cigare dhe 22 695 euro, ndërsa në bagazh u zbuluan sasi të ndryshme mallrash.

Sipas Policisë, në autobus u gjetën kuti me produkte deti dhe mishi, produkte bulmeti, kuti me medikamente, si dhe 13 thasë me veshje të markave të ndryshme. Në automjet u konstatuan edhe mallra të tjera, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Greqia për t’u futur në Shqipëri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat, shuma e parave, autobusi dhe një aparat celular. Policia dyshon se aktiviteti mund të jetë pjesë e një veprimtarie më të gjerë kontrabande dhe po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Dy 43-vjeçarët akuzohen për disa vepra penale, mes tyre “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Ndaj tyre rëndojnë gjithashtu akuzat për “Mosdeklarimin në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”, “Fshehjen e të ardhurave” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetuesit po punojnë edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Etiketa: autobuzKakavi-Gjirokastërmallra kontrabande

Lajme të lidhura

I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë 34-vjeçari
Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë 34-vjeçari

11:57 - 20/09/26
Ish-drejtori i CIA-s publikon shifrat tronditëse: 1.2 milionë ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë
Botë

Ish-drejtori i CIA-s publikon shifrat tronditëse: 1.2 milionë ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

11:20 - 20/09/26
U vra me armë zjarri në Sarandë, Artan Myrtaj i njohur si “Tani i Ruzhdiut” rezulton i arrestuar në 2025
Aktualitet

U vra me armë zjarri në Sarandë, Artan Myrtaj i njohur si “Tani i Ruzhdiut” rezulton i arrestuar në 2025

10:51 - 20/09/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë 34-vjeçari
Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë 34-vjeçari

11:57 - 20/09/26

Një 34-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania Në pranga u vu...

Lexo më shumë
Ish-drejtori i CIA-s publikon shifrat tronditëse: 1.2 milionë ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

Ish-drejtori i CIA-s publikon shifrat tronditëse: 1.2 milionë ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

11:20 - 20/09/26
U vra me armë zjarri në Sarandë, Artan Myrtaj i njohur si “Tani i Ruzhdiut” rezulton i arrestuar në 2025

U vra me armë zjarri në Sarandë, Artan Myrtaj i njohur si “Tani i Ruzhdiut” rezulton i arrestuar në 2025

10:51 - 20/09/26
Autobusi plot me mallra kontrabandë/ Dy 43-vjeçarë në pranga në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro dhe 100 steka cigare

Autobusi plot me mallra kontrabandë/ Dy 43-vjeçarë në pranga në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro dhe 100 steka cigare

10:35 - 20/09/26
Vrasje në Sarandë, ekzekutohet 42-vjeçari në qendër të qytetit, plagoset dhe një kalimtar

Vrasje në Sarandë, ekzekutohet 42-vjeçari në qendër të qytetit, plagoset dhe një kalimtar

10:17 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com