Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ku mblidhen çdo ditë, për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë. Në ditën e 113-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave.
Përveç thirrjeve kundër qeverisë, në pankarta janë evidentuar shqetësime që lidhen me korrupsionin dhe zgjedhjet.
“Kur ne përçahemi, ‘Trajneri’ feston në pushtet, kur ne bashkohemi, më i fortë bëhet ky shtet!”, shkruhet në një prej pankartave, referuar kryeministrit si “trajner”.
“Ilaçi kundër korrupsionit: lista të hapura, duart e pastra”, shkruhet në një prej tyre. “Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve”, thuhej në një tjetër.
“113, shërbim, jo propagandë” dhe “113, public service defines the state” apo “Jemi të ndryshëm, por të bashkuar”, shkruhet në pankarta të tjera.










Discussion about this post