GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK: ‘Arrest shtëpie‘ për Vlora Hysenin, kontroll banesës së Ilir Prodës dhe dy komplekse vilash në Durrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja ‘Agasi’ hapi kutinë e “Pandorës”, hetimet e SPAK që goditën Hysenin dhe Prodën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar sa i përket aksioni të mëngjesit të së martës, ku iu caktua masa “arrest shtëpie” dhe “pezullim detyre” për kreun e SHISH, Vlora Hysenit.

Gjithashtu, po mëngjesin e sotëm u zhvillua dhe një kontroll nga agjentët e BKH-së në banesën e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi: “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal. “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal. Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit. Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës. Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Etiketa: HyseniprodaSpak

Lajme të lidhura

Skandali me kreun e SHISH/ Balliu përplaset Çuçin: Shteti kontrollohet nga bandat! Reagon socialisti: Duhet të jemi krenarë!
Aktualitet

Skandali me kreun e SHISH/ Balliu përplaset Çuçin: Shteti kontrollohet nga bandat! Reagon socialisti: Duhet të jemi krenarë!

14:35 - 22/09/26
Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?
Aktualitet

Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?

14:10 - 22/09/26
Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
Aktualitet

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

13:49 - 22/09/26
Para
Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?

Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Miqësisë/ Zhvillohet turneu i veteranëve në “Loro Boriçi”, marrin pjesë Kombëtarja, Vllaznia, Flamurtari dhe Michigan
Sport

Kupa e Miqësisë/ Zhvillohet turneu i veteranëve në “Loro Boriçi”, marrin pjesë Kombëtarja, Vllaznia, Flamurtari dhe Michigan

15:31 - 22/09/26

“Kupa e Miqësisë” ishte një aktivitet i veçantë sportiv që bashkoi në fushë disa prej skuadrave të veteranëve, në një...

Lexo më shumë
George Soros një terrorist global! Trump pyet qytetarët amerikanë: Si mendoni?

Media amerikane: Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

15:11 - 22/09/26
Kurti takim me Erdoganin në New York, diskutime edhe për vendimin e  Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Kurti takim me Erdoganin në New York, diskutime edhe për vendimin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së

14:48 - 22/09/26
Skandali me kreun e SHISH/ Balliu përplaset Çuçin: Shteti kontrollohet nga bandat! Reagon socialisti: Duhet të jemi krenarë!

Skandali me kreun e SHISH/ Balliu përplaset Çuçin: Shteti kontrollohet nga bandat! Reagon socialisti: Duhet të jemi krenarë!

14:35 - 22/09/26
Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?

Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri drejtoresha e SHISH-it?

14:10 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com