Qytetarët do të mblidhen sërish sot në kryeqytet për të shënuar ditën e 118-të me radhë të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qëndresa e përditshme po vijon me intensitet të lartë, ndërsa revolta e qytetarëve është ushqyer së fundmi nga skandale të reja shtetërore që kanë përfshirë kabinetin qeveritar, si zbulimi i komunikimeve mes ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit.
Edhe sot, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, duke lëshuar thirrje të njëpasnjëshme për largimin e menjëhershëm të shefit të qeverisë.
Përmes pankartave dhe fjalimeve në shesh, pjesëmarrësit gjatë 117 ditëve me radhë kanë denoncuar keqqeverisjen, aferat më të fundit që kanë dalë në dritë, si dhe rritjen e kostos së jetesës.
“Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!” “Te shpetojme atdheun nga tradhtaret” ishin disa nga thirrjet gjatë marshimit.
Organizatorët dhe qytetarët e pranishëm theksuan se dorëheqja e Edi Ramës mbetet një kërkesë e panegociueshme dhe e parevokueshme.










Discussion about this post