GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së, ja kur i dorëzon kredencialet tek Presidenti Begaj

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së, ja kur i dorëzon kredencialet tek Presidenti Begaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbërriti në Shqipëri mesditën e kësaj të premteje, 25 Shtator, ish-gjenerali Eric Wendt i përzgjedhuri presidentit Donald Trump për të drejtuar diplomacinë amerikane, në vendin tonë.

Raportohet se ai është pritur nga drejtues të protokollit të shtetit dhe përfaqësues të ambasadës.

Pas një qëndrimi prej rreth 20 minutash në terminalin VIP në Rinas, ambasadori i ri amerikan është shfaqur për herë të parë në vendin tonë.

E më pas, makina me flamurin amerikan është nisur drejt Tiranës për një ndalesë të parë në selinë diplomatike në Rrugën e Elbasanit.

Gjatë dëgjesës në Senatin Amerikan, Eric Wendt paraqiti katër prioritete të cila do ta udhëheqin mandatin e tij:

1-Mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane, përfshirë mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtare.

2-Mbështetja e progresit të Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

3-Promovimi i diplomacisë ekonomike dhe tregtare në dobi të qytetarëve.

4-Fokusi te njerëzit e ambasadës, duke përfshirë një linjë pune që e quajti “Faktorët njerëzorë”, e cila do të synojë përdorimin e mënyrave standarde dhe kreativitet.

Ish-gjenerali Eric Wendt e nis misionin e tij diplomatik në Shqipëri, pas një periudhe 3-vjeçare gjatë së cilës Washingtoni hasi vështirësi në Senat për të sjellë një ambasador, që nga mbarimi i mandatit të Yuri Kim në Qershor 2023.

Në më pak se 24 orë nga mbërritja në Tiranë, paraditja e së shtunës do ta gjejë ambasadorin Eric Wendt në Pallatin e Brigadave për të dorëzuar letrat kredenciale.

Kjo nuk do të jetë thjesht një ceremoni dorëzimi e kredencialeve, por parashikohet edhe një takim i gjatë, kokë më kokë, mes presidentit Bajram Begaj dhe ambasadorit Eric Wendt.

Të mërkurën parashikohet që ambasadori Eric Wendt do të ngjisë shkallët e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zhvilluar takimin e parë me ministrin Ferit Hoxha.

Ditën e premte, më 2 tetor, Ambasada Amerikane në Tiranë do të organizojë në një hotel në qendër të kryeqytetit ceremoninë e prezantimit të ambasadorit të ri.

Kjo pritje mbart një rëndësi të veçantë politike, pasi vëmendja do të përqendrohet tek lista e të ftuarve dhe, veçanërisht, prania apo mungesat nga të dy krahët e politikës.

gijotina.com/

Etiketa: ambasadori amerikanKryesore1

Lajme të lidhura

Protestuesit dhe studentët sfidojnë shiun! Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protestuesit dhe studentët sfidojnë shiun! Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

20:32 - 25/09/26
“Fajin për ‘Revolucionin e Flamingove’ e ka algoritmi”/ Rama në OKB: Trump ka të drejtë për AI
Breaking Views

“Fajin për ‘Revolucionin e Flamingove’ e ka algoritmi”/ Rama në OKB: Trump ka të drejtë për AI

20:21 - 25/09/26
Plotësohen vakancat, zgjidhet dhe anëtarja e tretë e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Aktualitet

Plotësohen vakancat, zgjidhet dhe anëtarja e tretë e Këshillit të Lartë Gjyqësor

20:12 - 25/09/26
Para
“Koha e dorëheqjes ka mbaruar”- Aktivisti Edison Lika: Rama do ta mbyllë karrierën e tij politike me pranga

“Koha e dorëheqjes ka mbaruar”- Aktivisti Edison Lika: Rama do ta mbyllë karrierën e tij politike me pranga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit dhe studentët sfidojnë shiun! Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protestuesit dhe studentët sfidojnë shiun! Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

20:32 - 25/09/26

Protestuesit dhe studentët kanë sfiduar reshjet e shiut mbrëmjen e sotme, duke vijuar tubimin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë
“Fajin për ‘Revolucionin e Flamingove’ e ka algoritmi”/ Rama në OKB: Trump ka të drejtë për AI

“Fajin për ‘Revolucionin e Flamingove’ e ka algoritmi”/ Rama në OKB: Trump ka të drejtë për AI

20:21 - 25/09/26
Plotësohen vakancat, zgjidhet dhe anëtarja e tretë e Këshillit të Lartë Gjyqësor

Plotësohen vakancat, zgjidhet dhe anëtarja e tretë e Këshillit të Lartë Gjyqësor

20:12 - 25/09/26
Aktivisti, thirrje ambasadorit të ri të SHBA: Na jepni një dorë të krijojmë një qeveri të fortë! Po na cenohet sovraniteti

Aktivisti, thirrje ambasadorit të ri të SHBA: Na jepni një dorë të krijojmë një qeveri të fortë! Po na cenohet sovraniteti

20:09 - 25/09/26
“Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen”, Rama fjalim për AI në OKB, ndërsa Tirana proteston

“Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen”, Rama fjalim për AI në OKB, ndërsa Tirana proteston

20:01 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com