GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekuador-Shqipëri-Mali i Zi/ Zyrtarët: Portet tona, pikat kyçe të trafikut të drogës

21:22 - 31/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekuador-Shqipëri-Mali i Zi/ Zyrtarët: Portet tona, pikat kyçe të trafikut të drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha të hënën se porti i Tivarit po bëhej një destinacion “më pak i sigurt” për kontrabandën, por gjërat duhet të përmirësohen ende në drejtim të kontrollit të kapjes së konteinerëve. Pas një seance parlamentare për sekuestrimin e fundit të 500 kilogramëve kokainë në Bar, Abazoviç tha se kontrollet në port po ndryshonin, por që ende duhet të ketë shtim masash për kontrolle.

“Kontejnerët tani po kalojnë nëpër skanerë, por ne ende duhet t’i përmirësojmë gjërat,”- tha Abazoviç për mediat.

Më 13 janar, policia sekuestroi 500 kg kokainë në kryeqytet, Podgoricë, pasi punëtorët e një magazine gjetën pakot e fshehura në një ngarkesë banane. Më 14 janar, prokurori special i shtetit Milivoje Katniç tha se kokaina ishte gjetur në Tivar, por Policia e kishin lënë të largohej, me shpresën se do të zbulonin destinacionin final. Vetëm një person, Dj.D. nga Mali i Zi, është arrestuar dhe ndaluar.

Kreu i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Parlamentit, Milan Knezevic, nga ana e tij akuzoi Katniç për rezultate të dobëta në hetimet ndaj trafikut të drogës.

“Situata e sigurisë në vend është dramatike, pasi autoritetet nuk po përgjigjen në mënyrën e duhur. Është e pashpjegueshme që të zbatohen standarde të dyfishta në hetimet për trafikun e drogës,” tha Knezeviç ditën e sotme.

Mali i Zi ka sekuestruar tre ngarkesa të mëdha kokaine të fshehura në ngarkesat e bananeve në tetë vitet e fundit. Më e madhja ishte më 27 gusht 2021, kur policia sekuestroi 1400 kg kokainë në fshatin Mojanovici në rrethin e Zetës, afër Podgoricës, ku u gjet drogë, dhe sërish në një ngarkesë me banane. Prokuroria ngriti akuza për trafik droge ndaj Budimir Krstoviç dhe vajzës së tij, Marina, pronarë të kompanisë që importonte bananet. Në qershor të vitit 2014, dogana në Tivar sekuestroi 250 kg kokainë të që po trafikohej brenda një ngarkese me banane, në atë që u cilësua në atë kohë si transporti më i madh i drogës në vend.

Autoritetet pretenduan se kokaina kapte vlerën e rreth 12.5 milionë euro, ndërsa destinacioni ishte Shqipëria. Mali i Zi ka qenë skena e një lufte të përgjakshme gjashtëvjeçare për trafikimin e drogës midis dy bandave rivale, bandës së Kavaçit dhe bandës së Skaljarit nga qyteti i Kotorrit. Të paktën 40 persona në Mal të Zi, Serbi, Austri dhe Greqi u vranë gjatë konfliktit të këtyre bandave. Konflikti midis bandave nisi në vitin 2015, kur 300 kilogramë kokainë u zhdukën nga një apartament në Valencia të Spanjës në vitin 2014.

Burimi: balkaninsight

Etiketa: drogeKryesore1trafik droge

Lajme të lidhura

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
Zëdhënësja e PD-së publikon foton e Spiropalit me biznesmenin Salillari: Zonja e Doganave të japë llogari

Zëdhënësja e PD-së publikon foton e Spiropalit me biznesmenin Salillari: Zonja e Doganave të japë llogari

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Lexo më shumë
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com