Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane iu imponua Norvegjisë së Erling Haaland duke e mundur me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikët e kësaj ndeshjeje.
Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus priti vetëm 17 minuta për të marrë kryesimin në rezultat 1-0 me golin e Joao Felix. Norvegjia reagoi dhe tentoi t’i kundërpërgjigjej portugezëve por nuk i shfrytëzoi rastet e krijuara edhe për meritë të portierit Diogo Costa që bëri disa ndërhyrje dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 1-0 të luzitanëve. Në fillimin e pjesës së dytë, Norvegjia arriti të gjejë rrugën e rrjetës me të zakonshmin Erling Haaland që barazoi shifrat në 1-1, por ekuilibri në rezultat zgjati shumë pak pasi Portugalia u rikthye në avantazh teksa shënoi me Gonçalo Ramos.
Festa e luzitanëve nuk ishte shuar ende kur ata shënuan edhe golin e tretë, sërish me Gonçalo Ramos për të çuar rezultatin 3-1, një gol që gjithsesi u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit të Milanit. Rezultati nuk ndryshoi më deri në fundin e takimit dhe shifrat mbetën 2-1 në favor të Portugalisë. Në ndeshjen tjetër të kësaj mbrëmjeje, ajo e shumë përfolura mes Izraelit dhe Irlandës, u fitua nga kjo e fundit 3-0.
Drama pushton Hamburgun në ndeshjen e radhës së Nations League. Greqia befasoi Gjermaninë e Jurgen Klopp duke e mundur me rezultatin 1-0 ku heroi i ndeshjes për helenët u bë Kourbelis autori i golit, por pati kontributin e tij në këtë fitore edhe portieri Tzolakis.
Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 me një Gjermani që nuk ishte shumë bindëse në fushën e lojës. Në fakt, momentin e parë të rrezikshëm e pati Greqia me Karetsas me nje gjuajtje nga larg, më pas skuadra helene nuk u pa më në sulm. Gjermania nga ana e saj dominoi në qarkullimin e topit, por momentet më të rrezikshme i krijoi me Adeyemin, i cili fillimisht e dërgoi topin mbi tramversën e portës greke pas një shpërthimi spektakolar dhe më pas Tzolakis e ndali në një gjuajtje nga larg që po shkonte drejt cepit të portës.
Pjesa e dytë nisi me Gjermaninë në sulm që iu afrua golit me Conte’, por portieri Tzolakis shpëtoi portën e tij. Por në minutën e 73, skuadra greke i ngriu të gjithë në Hamburg teksa zhbllokoi rezultatin duke shëniuar golin e avantazhit 1-0 me Kourbelis. Në minutën e 80 Gnabry iu afrua golit por Tzolakis u shndërrua në heroin e grekëve teksa e ndali dhe atë. Në fund rezultati mbeti 1-0 për skuadrën greke që mori fitoren e dytë në Nations League duke marrë kështu kreun e Grupit A2.
gijotina.com/









Discussion about this post