GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mblodhi sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku në fokus ishte skandali te SHISH, për të cilin ish-drejtuesja, Vlora Hyseni ndodhet në arrest shtëpie. Në takim, përveç anëtarëve të përcaktuar me ligj, si kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministri i Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë, ishin të ftuar edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimin me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet e sigurisë.

Në deklaratën e Presidencës thuhet se institucionet e sigurisë nuk duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin, pasi, pavarësisht përgjegjësive të ndryshme, kanë të njëjtin qëllim, garantimin e sigurisë së Republikës së Shqipërisë.

NJOFTIMI

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë. Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-u.

Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.

Në takim u konkludua se:

Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.

Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.

Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.

Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime. Ai është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe mbështet Presidentin në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.

Etiketa: Bajram BegajKeshilli i Sigurise KombetareKryesore1mbledhjeSHISH

Lajme të lidhura

Mashtrim me 100 mijë euro, arrestohen në flagrancë dy të rinj
Aktualitet

Mashtrim me 100 mijë euro, arrestohen në flagrancë dy të rinj

12:46 - 28/09/26
“Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit”- Bardhi kërkon sqarime nga Rama: Kush mban përgjegjësi nëse…
Aktualitet

“Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit”- Bardhi kërkon sqarime nga Rama: Kush mban përgjegjësi nëse…

12:34 - 28/09/26
Hakerat iranianë nxjerrin mbi 600 numra të personelit të SHISH-it, publikojnë edhe dokumente konfidenciale
Aktualitet

Hakerat iranianë nxjerrin mbi 600 numra të personelit të SHISH-it, publikojnë edhe dokumente konfidenciale

12:24 - 28/09/26
Para
Kombëtarja mbyll përgatitjet në ‘Shtëpinë e Futbollit’ për ndeshjen ndaj San Marinos, gjendja e kuqezinjve

Kombëtarja mbyll përgatitjet në ‘Shtëpinë e Futbollit’ për ndeshjen ndaj San Marinos, gjendja e kuqezinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kombëtarja mbyll përgatitjet në ‘Shtëpinë e Futbollit’ për ndeshjen ndaj San Marinos, gjendja e kuqezinjve
Sport

Kombëtarja mbyll përgatitjet në ‘Shtëpinë e Futbollit’ për ndeshjen ndaj San Marinos, gjendja e kuqezinjve

13:37 - 28/09/26

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në UEFA Nations League ndaj San Marinos, që do të luhet...

Lexo më shumë
Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!

Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!

13:19 - 28/09/26
Java Europiane e Sportit/ FSHF dhe SHRF Elbasan organizojnë festival futbolli për vajzat në Prrenjas

Java Europiane e Sportit/ FSHF dhe SHRF Elbasan organizojnë festival futbolli për vajzat në Prrenjas

13:04 - 28/09/26
Mashtrim me 100 mijë euro, arrestohen në flagrancë dy të rinj

Mashtrim me 100 mijë euro, arrestohen në flagrancë dy të rinj

12:46 - 28/09/26
“Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit”- Bardhi kërkon sqarime nga Rama: Kush mban përgjegjësi nëse…

“Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit”- Bardhi kërkon sqarime nga Rama: Kush mban përgjegjësi nëse…

12:34 - 28/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com