GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e mishit paralajmërojnë se prej muajit nëntor në tregun vendas pritet që çmimet e mishit të freskët të viçit, të pulës dhe nënprodukteve rriten nga 12 deri në 40%.

Prej 3 shtatorit 2026, Shqipëria nuk lejon më importin e mishit të gjedhit dhe mishit të shpendëve nga Brazili, si pasojë e ndryshimeve në rregullat europiane për importin e produkteve me origjinë shtazore.

Disa nga përpunuesit kryesorë të mishit të kontaktuar nga Monitor pohuan se efektet e ndalimit të importit ende nuk kanë nisur të reflektohen në çmimet e pakicës për konsumatorin, pasi kompanitë vazhdojnë të përdorin furnizimet e siguruara përmes kontratave të lidhura përpara datës 3 Shtator.

Por rezervat në magazina sipas përpunuesve mund të zgjasin deri në 2 muaj, gjatë periudhës shtator-tetor. Për këtë arsye, ndryshimi i kostove pritet të nisë të reflektohet më dukshëm në treg nga muaji nëntor, ndërsa piku i rritjes së çmimeve pritet gjatë muajit dhjetor.

Por sipas tyre aktualisht çmimet e mishit të viçit dhe të pulës për import në Europë janë nga 12 deri 40% më të shtrenjta sesa Brazili. Çmime më të shtrenjta sesa Brazili importuesit pa hasin edhe për alternativa të tjera furnizuese, si në Paraguaj, Argjentinë dhe Uruguaj.

Për rrjedhojë sipas importuesve rritja e çmimeve do të jetë e pashmangshme.

Filetoja e pulës mund të shkojë në 450 lekë/kg me shumicë

Një nga produktet që pritet të preket më shumë është gjoksi i pulës, i cili përdoret gjerësisht edhe në industrinë e përpunimit të mishit, veçanërisht për prodhimin e proshutës së pulës.

Sipas përpunuesve gjoksi i pulës përbën deri në 15% të totalit të importeve të disa kompanive.

Aktualisht çmimi me shumicë i filetos së pulës luhatet rreth 320-330 lekë për kilogram. Me furnizimet e reja nga tregjet evropiane, përpunuesit presin rritje të kostos dhe vlerësojnë se çmimi i filetos mund të arrijë deri në 450 lekë për kilogram.

Sipas tyre pas Brazilit, disa nga burimet me çmime më të ulëta në tregun evropian janë Ukraina dhe Rumania, por prej këtyre shteteve aktualisht rezultojnë se çmimet janë rreth 30-40% më të shtrenjta krahasuar me produktin brazilian.

Mishi i viçit mund të shtrenjtohet me 300-400 lekë/kg

Efekti pritet të ndihet edhe te mishi i gjedhit. Përpunuesit vlerësojnë se kostoja e furnizimit me mish nga tregjet europiane do të jetë rreth 19% më e lartë krahasuar me furnizimet nga Brazili.

Sipas përllogaritjeve të tyre, kjo mund të sjellë një rritje të kostos së produkteve dhe nënprodukteve të mishit me rreth 12-13%.

Aktualisht, çmimi i mishit të freskët të viçit në tregun e pakicës luhatet rreth 1,300-1,350 lekë për kilogram. Me furnizimet e reja, përpunuesit presin që çmimi të rritet me rreth 300-400 lekë për kilogram, duke e çuar mishin e viçit në nivele prej rreth 1,600-1,700 lekësh për kilogram.

Importet e mishit për 8-mujorin 2026, kryesohen nga Brazili

Brazili vijon të mbetet ndër furnizuesit kryesorë për mishin e pulës dhe gjethit për përpunuesit vendas. Sipas të dhënave të INSTAT, importet e grupit “Mish dhe të brendshmet e ngrënshme të mishit” për periudhën janar -gusht arritën 10,7 mln Ton. Importet nga Brazili përbënë 33% e totalit të sasisë së importuar të grupit.

Pas tyre, peshën kryesore për importet e grupit të mishit e zënë ato nga SHBA, e ndjekur nga Greqia dhe shtete të tjera europiane.

Ndryshimet hynë në fuqi nga 3 Shtatori

Ndalimi i mishit të importit nga Brazili vetëm për ato stabilimente që nuk janë të certifikuara sipas rregullave të BE ka nisur zbatimin nga 3 Shtator 2026.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) që të marrë të gjitha masat e nevojshme për informimin e operatorëve që importojnë mish gjedhi dhe mish shpendësh nga Brazili, pas ndryshimeve të fundit në rregullat e Bashkimit Evropian.

Në një shkresë zyrtare dërguar më herët operatorëve, Ministria sqaron se importi në Shqipëri i mishit të gjedhit dhe mishit të shpendëve me origjinë nga Brazili është i kushtëzuar nga miratimi i zonave dhe stabilimenteve të prodhimit nga Bashkimi Europian.

Ky kusht përcaktohet në Urdhrin e Ministrit nr. 294, datë 13 qershor 2006, “Për importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit”. Sipas shkresës së Ministrisë, Rregullorja Zbatuese e Komisionit Evropian (BE) 2026/1189 ka ndryshuar Rregulloren (BE) 2021/405, duke sjellë kufizime të reja për përdorimin e disa produkteve antimikrobike mjekësore.

Si rezultat i këtij ndryshimi, Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrjen në Bashkimin Europian të dërgesave të disa kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.

Ky ndryshim ka efekt edhe në zbatimin e rregullave shqiptare, pasi Urdhri nr. 294/2006 e lidh importin e mishit nga Brazili me miratimin e zonave dhe stabilimenteve nga BE-ja.

Ministria thekson se, për sa kohë që ky kusht mbetet në fuqi, ndryshimet e sjella nga Rregullorja e re evropiane “reflektohen drejtpërdrejt në zbatimin e këtij urdhri”.

Ministria përcakton se ndryshimet që burojnë nga Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) 2026/1189 fillojnë të zbatohen nga 3 shtatori 2026./Monitor

Etiketa: Cmimeimportmishi

Lajme të lidhura

Revolta në ditën e 122-të, protestuesit kërkojnë largimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
Aktualitet

Revolta në ditën e 122-të, protestuesit kërkojnë largimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi

07:36 - 29/09/26
Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Kreshpan të Fierit, banorët: Mund të jetë i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Kreshpan të Fierit, banorët: Mund të jetë i qëllimshëm

19:54 - 28/09/26
Rregullorja e re përçan gjyqtarët/ Kreu i GJKKO mbledh kolegët, por ende nuk arrihet një konsensus
Aktualitet

Rregullorja e re përçan gjyqtarët/ Kreu i GJKKO mbledh kolegët, por ende nuk arrihet një konsensus

15:33 - 28/09/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26

Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e mishit paralajmërojnë se prej muajit nëntor në tregun vendas pritet që çmimet...

Lexo më shumë
Revolta në ditën e 122-të, protestuesit kërkojnë largimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi

Revolta në ditën e 122-të, protestuesit kërkojnë largimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi

07:36 - 29/09/26
E diela me mot të kthjellët, temperatura shkon deri në 29°C

Parashikimi i motit për sot, 29 Shtator 2026

07:21 - 29/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Shtator 2026

07:18 - 29/09/26
Italia merr kthesën në Turqi, Franca e pamposhtur edhe në Belgjikë

Italia merr kthesën në Turqi, Franca e pamposhtur edhe në Belgjikë

23:04 - 28/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com