GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Reuters jehonë protestës në Shqipëri: Revolta kundër qeverisë përshkallëzohet, kërkohet dorëheqja e Ramës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Reuters jehonë protestës në Shqipëri: Revolta kundër qeverisë përshkallëzohet, kërkohet dorëheqja e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reuters i ka bërë jehonë protestës kundër qeverisë në Tiranë. Në një artikull së fundmi, Reuters shkruan se “Protestat antiqeveritare në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe Policisë”.

Më tej artikulli nga Reuters vijon “mijëra protestues, mes tyre edhe studentë, dolën të shtunën në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Demonstruesit hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të forcave të Policisë, ndërsa këto të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, ujëhedhës dhe plumba gome, sipas raportimit.

“Mjaft më; korrupsioni, varfëria, emigracioni”, u shpreh një prej protestuesve, e cituar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve.

Ndërkohë, një tjetër slogan që ra në sy gjatë protestës ishte “Shqipëria nuk është në shitje”, në referencë edhe të debatit për projektin luksoz bregdetar të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Qeveria e Edi Ramës ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka bërë thirrje për dialog, ndërsa ka prezantuar edhe disa masa ekonomike për të lehtësuar barrën e familjeve në nevojë.

Reuters e cilëson situatën si një nga sfidat më të mëdha politike me të cilat është përballur Rama që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013.

Pakënaqësitë ndaj qeverisë lidhen kryesisht me akuzat për korrupsion, mungesën e vendeve të punës dhe problemet në sistemin arsimor. Protestat, që kanë nisur prej muajsh, janë zhvilluar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke shënuar edhe episode dhune.

Sipas Reuters, gjatë tubimit të së shtunës, disa protestues të maskuar sulmuan me gurë një ndërtesë qeveritare dhe tentuan të hynin në zyrën e kryeministrit, por u penguan nga forcat e Policisë.
gijotina.com/
Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

Lubonja: Nga “Flamingo” te studentët nuk u arrit të krijohej një përfaqësi! Ka persona të infiltruar…
Breaking Views

Lubonja: Nga “Flamingo” te studentët nuk u arrit të krijohej një përfaqësi! Ka persona të infiltruar…

19:27 - 28/11/26
Nata e 28 Nëntorit mes flakëve dhe gazit lotsjellës, protestuesit vijojnë përballjen me policinë (FOTO)
Breaking Views

Nata e 28 Nëntorit mes flakëve dhe gazit lotsjellës, protestuesit vijojnë përballjen me policinë (FOTO)

19:19 - 28/11/26
Po ndihmonte qytetarin, Policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn
Aktualitet

Po ndihmonte qytetarin, Policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn

15:15 - 28/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reuters jehonë protestës në Shqipëri: Revolta kundër qeverisë përshkallëzohet, kërkohet dorëheqja e Ramës
Breaking Views

Reuters jehonë protestës në Shqipëri: Revolta kundër qeverisë përshkallëzohet, kërkohet dorëheqja e Ramës

19:44 - 28/11/26

Reuters i ka bërë jehonë protestës kundër qeverisë në Tiranë. Në një artikull së fundmi, Reuters shkruan se “Protestat antiqeveritare...

Lexo më shumë
Lubonja: Nga “Flamingo” te studentët nuk u arrit të krijohej një përfaqësi! Ka persona të infiltruar…

Lubonja: Nga “Flamingo” te studentët nuk u arrit të krijohej një përfaqësi! Ka persona të infiltruar…

19:27 - 28/11/26
Nata e 28 Nëntorit mes flakëve dhe gazit lotsjellës, protestuesit vijojnë përballjen me policinë (FOTO)

Nata e 28 Nëntorit mes flakëve dhe gazit lotsjellës, protestuesit vijojnë përballjen me policinë (FOTO)

19:19 - 28/11/26
Patriot është ai që feston, apo ai që proteston?

Patriot është ai që feston, apo ai që proteston?

15:31 - 28/11/26
Po ndihmonte qytetarin, Policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn

Po ndihmonte qytetarin, Policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn

15:15 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com