Saimir Korreshi ka qenë sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking”, ku u shpreh se tre persona që kanë qenë të deleguar në Lushnje nga Belinda Balluku tashmë janë ministra.
Korreshi u shpreh se ka denoncuar që i kanë dalë me armë ditën e zgjedhjeve dhe shteti nuk bëri asgjë.
“Unë e di se çfarë kam hequr. E di se si shpërndaheshin lejet e legalizimit, e di se si futeshin në punë te OSHEE. Për shembull, merr Karakaçin, zonën që mbulonte ai. Shiko emërimet që janë bërë në atë zonë në OSHEE, edhe më thuaj mua tani se si e fitoi zonën ai? Ja pra kështu, hajde të fus në punë ty 6 muaj, ty 1 vit, 10 emërime atje. Lekët nuk i kanë problem se OSHEE ju e dini. Më tha nuk i ke parë telat se nuk ke qenë në terren, e ja tregova telat”, tha Korreshi.
Sipas tij, 5-6 ministrat më të rëndësishëm të qeverisë nuk kanë sjellë asnjë lek për zonën që ata morën votat.
Saimir Korreshi: Enea Karakaçi ishte i deleguar në Lushnje, mbante një zonë. I mbante çantën Ballukut, sot është ministër. Nufi, Lufi, Tufi ishte i deleguar në Lushnje, e kishte nga mbrapa Balluku, sot është ministër i Mbrojtjes. Llampadari që ndërroi 7 Ministri ishte i deleguar në Lushnje. Seç kishte dhe dy të tjera që kishin shtëpi me qira, janë te deleguara të shefit të kuadrit po në Lushnje.
Pa ato nuk bën dot asnjë asgjë. Dhe unë nuk i di? Po unë i kam denoncuar të tre. Po pse merrem me këto ministra? Se i kam pasur në kurriz gjithë fushatën. Këta nga të deleguar të saj në Lushnje u bënë ministra. Imponohet për të vënë këta rripat, po vihet Llampadari ministër? Atij nuk i punonte freksioni, nuk dinte të lidhte dy llafe. Ka më ministër rrip se sa hyri ai. Më vjen keq, Lufi, Raketa. Më vjen keq por do t’a them këtë llaf, prezervativ shumë përdorimësh janë. Të gjithë këta.










Discussion about this post