Qytetarët vijojnë protestat kundër qeverisë prej 127 ditësh. Një prej protestuesve mori fjalën dhe ngriti një sërë shqetësimesh, duke akuzuar politikën për mungesë transparence dhe korrupsion.
Në fjalën e tij, protestuesi kritikoi pasurimin e shpejtë të deputetëve dhe kërkoi që pasuritë e tyre të bëhen objekt shqyrtimi.
“Sekreti i tyre është: vidh taksapaguesit. Edhe partia opozitare bashkëpjesëmarrëse. Transparenca në të gjitha kohët është zero. Si pasurohen kaq shpejt deputetët tanë? Përse nuk shqyrtohet prona e deputetëve të Shqipërisë? Ka deputetë edhe që nuk janë zgjedhur nga populli. Por deputeti i listës është mbështetja për Ramën dhe Berishën”, u shpreh ai.
Në vijim, protestuesi bëri thirrje për bashkim me qëllim ndryshimin e ligjit zgjedhor.
“Ne duhet të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor”, deklaroi ai.










Discussion about this post