GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Partitë presin me rezerva propozimin e Celibashit për votimin elektronik në zgjedhjet vendore 2027

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Partitë presin me rezerva propozimin e Celibashit për votimin elektronik në zgjedhjet vendore 2027
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një letër të hapur të premten Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u kërkoi partive politike të shprehen për mundësinë e shtrirjes së votimit dhe numërimit elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Komisioneri argumenton se shtrirja e teknologjisë në një numër të kufizuar bashkish do të ishte një qasje e arsyeshme, duke marrë parasysh aspektet teknike, logjistike dhe administrative, ndërsa kërkon nga partitë që të kenë një qëndrim të qartë përpara nisjes së procesit zgjedhor.

Sipas Celibashit një vendimmarrje e KQZ-së për zgjerimin e votimit elektronik duhet të mbështetet në një qëndrim të konsoliduar politik, në mënyrë që zbatimi i tij të jetë i qëndrueshëm dhe në kohë për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Por propozimi, i cili pritet të diskutohet të premten në një takim konsultues mes partive dhe KQZ-së, është pritur paraprakisht me rezerva nga partitë opozitare, ndërsa Partia Socialiste në pushtet thotë se e mbështet në parim zgjerimin e përdorimit të teknologjisë.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i tha BIRN se se kjo forcë politike “ka mbështetur dhe do të mbështesë gjithmonë çdo propozim që sjell përdorimin e teknologjisë në proceset zgjedhore”.

“Teknologjia, e shoqëruar me garanci dhe standarde të qarta, mund të kontribuojë në rritjen e saktësisë, efikasitetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor”- shtoi ai.

Ndryshe nga PS, Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare tregon skepticizëm për propozimin dhe pse nuk ka një qëndrim të hapur kundër këtij propozimi.

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, tha për BIRN se partia nuk ka ende një qëndrim politik përfundimtar për propozimin e KQZ-së dhe se po pritet konsultimi me KQZ-në për të mbajtur një qëndrim.

Por duke iu referuar qëndrimit kundër në procesin e votimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, Këlliçi shtoi, se “para se të propozojë zgjerimin e përdorimit të votimit elektronik KQZ duhet të adresojë problematikat e evidentuara gjatë proceseve të mëparshme me këtë sistem”.

PD ka kundërshtuar në 2025-ën zgjerimin e votimit elektronik, duke kërkuar transparencë dhe hetim të problematikave të konstatuara në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

Sipas PD-së, disa nga shqetësimet lidhen me ndërhyrje të operatorëve teknikë në proces dhe me raste ku, sipas saj, operatorët kanë votuar në emër të zgjedhësve që nuk kanë qenë të pranishëm.

Për demokratët, zgjerimi i sistemit duhet të paraprihet nga një transparencë e plotë mbi problemet e proceseve të mëparshme dhe nga sqarimi i përgjegjësive për shkeljet e pretenduara.

Edhe Lëvizja Bashkë, një parti e re parlamentare, thotë se është në parim dakord me përdorimin e votimit elektronik, por kërkon garanci teknike që përdorimi i këtij votimi të garantojnë sigurinë dhe verifikueshmërinë e procesit.

Përfaqësuesi i kësaj partie për çështjet zgjedhore, Oltion Fociro, tha se problematika kryesore nuk lidhet me vetë parimin e votimit elektronik, por me mënyrën se si administrohet infrastruktura teknologjike që e mbështet atë.

“Ne kërkojmë që të ketë garanci protokollare për serverat ku do të hostohen sistemet dhe kundërshtojmë përdorimin e serverave të AKSHI-t, pasi këta servera nuk plotësojnë standardet dhe certifikimet e nevojshme të sigurisë”.

“Varet kush e kontrollon sistemin,” tha Fociro, duke argumentuar se kontrolli i plotë i infrastrukturës teknike nga një institucion i vetëm krijon probleme për besueshmërinë e procesit.

Një tjetër kërkesë  e Lëvizjes Bashkë është që përfaqësuesit e saj të kenë akses të drejtpërdrejtë në log-et e serverave, në mënyrë që të mund të verifikojnë se kush ka hyrë në sistem, kur ka ndodhur aksesi dhe çfarë veprimesh janë kryer.

Përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe Partisë Mundësia thanë se nuk kishin ende një qëndrim për propozimin e KQZ-së.

Votimi elektronik në Shqipëri u përdor për herë të parë si pilot në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, në 32 qendra votimi në Njësinë Administrative nr. 10 në Tiranë, ndërsa në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 u shtri në të gjithë Bashkinë Vorë.

Në zgjedhjet vendore të 2023-it, sistemi u zgjerua në 401 qendra votimi në Elbasan, Kamëz dhe Vorë, duke përfshirë mbi 300 mijë zgjedhës, por u shoqërua me probleme teknike dhe vonesa në nxjerrjen e rezultateve. /BIRN

Etiketa: votimi elektronikzgjedhjet 2027

Lajme të lidhura

Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë
Aktualitet

Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë

16:14 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Para
Korreshi ironizon “Praninë Besnike” të qeverisë: E-Albania ka 6 ditë vjen ‘viu-viu’, AKSHI i rruajti lekët

Korreshi ironizon “Praninë Besnike” të qeverisë: E-Albania ka 6 ditë vjen ‘viu-viu’, AKSHI i rruajti lekët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë
Aktualitet

Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë

16:14 - 06/10/26

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe. Sipas...

Lexo më shumë
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26
Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com