Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel-Skuraj, veçanërisht në zonën e Shkopetit.
Si pasojë e reshjeve intensive, disa gurë janë shkëputur nga shpati i malit dhe kanë përfunduar në rrugë, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Përveç rrëshqitjeve të gurëve, rruga paraqet edhe probleme të tjera, si gropat e shumta në asfalt, mungesa e barrierave mbrojtëse anësore dhe e sinjalistikës rrugore.
Drejtuesit të mjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment, veçanërisht në kohë me reshje shiu dhe gjatë orëve të natës.










Discussion about this post