GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e bujshme nga Italia/ Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja e bujshme nga Italia/ Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dosje e mbërritur nga autoritetet italiane ka vënë në lëvizje SPAKU-n e cila ka regjistruar një hetim të ri për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Në qendër të hetimeve është Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndërsa po kryhen verifikime edhe për përfshirjen e mundshme të kësaj të fundit.

Sipas informacioneve të bëra publike, hetimi i ri ka nisur pas zbulimit të provave gjatë një tjetër procedimi penal.

Bëhet fjalë për një seri transaksionesh bankare dhe komunikimesh të gjetura në aparate telefonike, të cilat dyshohet se mund të kenë rëndësi për zbardhjen e aktivitetit të hetuar.

Hetimet kanë si pikënisje një dosje të përcjellë nga autoritetet italiane, e cila përmban dyshime për pastrim parash dhe korrupsion.

“Ne kemi mundur të marrim veç pak detaje, sepse bëhet fjalë për një dosje që ka mbërritur nga autoritetet italiane. Ajo përmban dyshime dhe akuza të rënda për pastrim parash dhe korrupsion. Dosja është e pamundur të aksesohet”, u shpreh gazetari Zhabina.

Sipas gazetarit, çështja mund të prekë disa drejtues, ndërsa priten të dalin në dritë detaje të tjera mbi personat dhe transaksionet që po verifikohen nga organet e drejtësisë.

Artan Gaçi është hetuar më parë nga SPAK për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e bregdetit të Jugut. Ai hetim nisi pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri, ndërsa në krye të tij ishte prokurori Olsi Dado.

Megjithatë, procedimi i mëparshëm u pushua nga Prokuroria e Posaçme dhe vendimi u la në fuqi edhe nga gjykatat.

Hetimi aktual paraqitet si një çështje e re, e mbështetur në të dhëna dhe prova të dala gjatë një tjetër hetimi. Sipas informacioneve të publikuara, SPAK po shqyrton transaksione financiare dhe komunikime që mund të ndihmojnë në sqarimin e dyshimeve për origjinën e parave dhe veprimtarinë e personave të përfshirë.

Etiketa: Artan GaçipeshqSpak

Lajme të lidhura

Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun
Aktualitet

Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

13:27 - 09/10/26
Do të kryenin vrasje, por i tradhtoi motori i vjedhur, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve
Aktualitet

Do të kryenin vrasje, por i tradhtoi motori i vjedhur, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve

13:09 - 09/10/26
Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Votuan një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive
Aktualitet

Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Votuan një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive

12:38 - 09/10/26
Para
Do të kryenin vrasje, por i tradhtoi motori i vjedhur, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve

Do të kryenin vrasje, por i tradhtoi motori i vjedhur, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun
Aktualitet

Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

13:27 - 09/10/26

Deputetët e Partisë Socialiste kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar...

Lexo më shumë
Do të kryenin vrasje, por i tradhtoi motori i vjedhur, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve

Do të kryenin vrasje, por i tradhtoi motori i vjedhur, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve

13:09 - 09/10/26
Dosja e bujshme nga Italia/ Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK

Dosja e bujshme nga Italia/ Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK

12:53 - 09/10/26
Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Votuan një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive

Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Votuan një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive

12:38 - 09/10/26
Përcaktohet kalendari i Superiores nga java e 6-të deri në javën e 11-të

Nga Vllaznia-Dinamo te derbi i shumëpritur Partizani-Tirana, java e 6-të “premton” spektakël

12:31 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com