GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operacioni ndërkombëtar ‘Trigger X’, i koordinuar nga INTERPOL-i, ka përfunduar me më shumë se 152 arrestime dhe sekuestrimin e 2,823 armëve të vogla dhe të lehta, qindra granatave e eksplozivëve, si dhe mbi 40 mijë fishekëve në 17 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore.

Mediat e huaja kanë raportuar se, kontrollet u zhvilluan nga 22 qershori deri më 5 korrik, me pjesëmarrjen e autoriteteve policore dhe doganore nga 17 shtete, përfshirë Shqipërinë, Kosovën fqinje Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën. Gjatë operacionit u zbuluan armë që dyshohet se lidhen me konflikte të armatosura në Evropën Lindore, Ballkan dhe Nagorno-Karabakh.

Njëkohësisht, u sekuestruan armë të epokës sovjetike dhe u identifikuan punishte të paligjshme për konvertimin e armëve, të cilat dyshohet se furnizonin rrjete kriminale. Një nga sekuestrimet më të mëdha u regjistrua në pikën kufitare Lesovo, në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë, ku autoritetet zbuluan dy kamionë që transportonin më shumë se 1,000 pushkë gjuetie të stilit ushtarak. Ndërsa në pikën kufitare Kapitan Andreevo, u sekuestruan 73 pistoleta të falsifikuara, të fshehura në një kamion që transportonte pjesë automjetesh drejt Evropës Perëndimore. Një pjesë e tyre ishte fshehur poshtë dyshekut të shoferit.

Në Serbi, autoritetet sekuestruan 68 granata dore që dyshohet se ishin kontrabanduar nga Bosnja dhe Hercegovina. Ky ishte sekuestrimi më i madh i granatave të regjistruar gjatë operacionit. Po në Serbi, u zbulua një punishte e paligjshme ku pistoleta me gaz dhe pushkë sinjalizuese shndërroheshin në armë zjarri. Hetimi përfundoi me një arrestim dhe sekuestrimin e dhjetëra pistoletave, aksesorëve dhe 280 fishekëve të kalibrit 9 mm.

Në Ukrainë u sekuestruan, ndër të tjera, dy granatahedhës të prodhimit sovjetik, ndërsa armë të së njëjtës periudhë u zbuluan edhe në Armeni, Kirgistan dhe Taxhikistan. Operacioni evidentoi gjithashtu lidhjet mes trafikimit të armëve dhe formave të tjera të krimit ndërkufitar. Në Bullgari u sekuestruan 20 varka të fryra, të cilat dyshohet se transportoheshin drejt një vendi të Evropës Perëndimore pasi ishin deklaruar si dyshekë ajri. Sipas dyshimeve, ato mund të përdoreshin nga rrjete kriminale për kalime të paligjshme të Kanalit Anglez.

Në Maqedoninë e Veriut u zbuluan pesë emigrantë të parregullt, ndërsa në Serbi u arrestua një person pranë kufirit me Hungarinë, në posedim të një pushke automatike dhe municioneve. Gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe lëndë narkotike, përfshirë kokainë dhe kanabis, cigare të falsifikuara, si dhe produkte tekstile e ushqimore të padeklaruara.

Gjatë operacionit u identifikuan edhe 15 persona ndaj të cilëve ishin lëshuar njoftime të INTERPOL-it, pesë prej të cilëve kërkoheshin ndërkombëtarisht përmes Njoftimeve të Kuqe. Në Gjeorgji u arrestua një person i kërkuar nga Turqia, i dyshuar për vrasje.

Operacioni “Trigger X” përfshiu Shqipërinë, Armeninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Pakistanin, Poloninë, Serbinë, Suedinë, Taxhikistanin, Turqinë dhe Ukrainën. Në operacion bashkëpunuan gjithashtu Europol, Frontex, SELEC dhe agjenci amerikane të zbatimit të ligjit. Synimi ishte identifikimi i rrugëve të trafikimit të armëve, goditja e rrjeteve kriminale dhe parandalimi i kalimit të armëve nga zonat e konfliktit në duart e organizatave kriminale.

gijotina.com/

Etiketa: trafik armesh

Lajme të lidhura

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Breaking Views

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26
Para
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për Ergys Agasin. Lala theksoi se Agasi ishte njeri...

Lexo më shumë
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com