Protesta e 134-t kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit dhe për veprimet e institucioneve të drejtësisë.
Protesta e 134-t kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit dhe për veprimet e institucioneve të drejtësisë.
Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të mos vonojë kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim që, sipas tij, t’i hapet rruga arrestimit të saj.
“Jemi bërë bashkë dhe kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Bashkimi ynë e ka bërë shoqërinë më të ndjeshme ndaj realitetit.Para 31 majit kishte kërkesë nga SPAK për kryesinë e Kuvendit, mbi heqjen e imunitetit të Ballukut, gjë që nuk u bë e mundur. Në atë kohë shoqëria nuk ishte aq e vetëdijshme. Thonim si ka mundësi që kryeministri dhe Kuvendi nuk ia hoqi imunitetin një nga ministret më të korruptuara. Thonin Rama është i pamposhtur dhe bën si të dojë. Por sot ai nuk bën dot si të dojë. Sot Rama është i frikësuar, por mundohet që frikën ta fshehë me burracakllëk e poërpiqet të tregohet i fortë. I bëj thirrje SPAK të mos vonojë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut, që të bëhet i mundur arrestimi i saj. Një nga politikanet më të korruptuara të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.
gijotina.com/
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon për të 134-ën ditë, ndërsa pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë u janë bashkuar...
Lexo më shumë© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com
Discussion about this post