GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetin Kliti Hoti, ngriti shqetësimin për vështirësitë e sektorit fason gjatë një vizite në një biznes prodhues në Shkodër. Sipas saj, zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove po e çojnë aktivitetin drejt pezullimit.

Tabaku deklaroi se biznesi, i cili dikur kishte 140 punonjës, sot ka vetëm 30. Ajo bëri të ditur gjithashtu se një pjesë e makinerive kanë mbetur stok, ndërsa dy trajlera të mbushur me pajisje pritet të kthehen në Itali.

“Ky është një nga prodhimet e fundit ‘Made in Albania’ që ky biznes po realizon”, u shpreh deputetja, duke paralajmëruar se tkurrja e prodhimit fason përbën shqetësim për ekonominë dhe punësimin.

Sipas Tabakut, euroja, e cila sipas saj këmbehet me rreth 90 lekë, ka ulur me të paktën 35% vlerën që bizneset fason përfitojnë nga produktet e tyre. Ajo përmendi gjithashtu kostot e sigurimeve shoqërore, transportit dhe shpenzimet e tjera operative si faktorë që rëndojnë aktivitetin e kompanive eksportuese.

Deputetja theksoi se pasojat nuk kufizohen vetëm te një biznes apo te qyteti i Shkodrës, por lidhen me të ardhmen e kapaciteteve prodhuese në vend dhe mundësitë e punësimit për brezat e rinj.

“Shqipëria nuk po eksporton më produkte ‘Made in Albania’ dhe kjo është një këmbanë alarmi”, deklaroi Tabaku, duke kërkuar që qeveria t’i kushtojë më shumë vëmendje mbështetjes së prodhimit dhe punësimit.

Ajo argumentoi se ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt prodhimit dhe jo të mbështetet vetëm te sektorë të tjerë. Në përfundim, Tabaku e cilësoi situatën si një paralajmërim për nevojën e një modeli ekonomik që, sipas saj, u shërben shumicës së qytetarëve dhe jo një pakice.

Etiketa: ShkodërTabaku

Lajme të lidhura

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk
Aktualitet

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26
Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë
Aktualitet

Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

13:21 - 12/10/26
Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së
Aktualitet

Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

13:12 - 12/10/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”
Aktualitet

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

14:29 - 12/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetin Kliti Hoti, ngriti shqetësimin për vështirësitë e sektorit fason gjatë...

Lexo më shumë
Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26
Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

13:41 - 12/10/26
Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

13:21 - 12/10/26
Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

13:12 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com