Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 135 ditë të revoltës kundër klasës politike. Si çdo ditë tashmë, qytetarët nisin grumbullimin e tyre në sheshin Skënderbej, për të marshuar më tej drejt Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestues dhe aktivistë.
Pjesëmarrës në protestën e sotme ka qënë aktivisti Edison Lika, i cili është ngjitur në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku foli për situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë. Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi deputetët e Kuvendit, duke i cilësuar si ‘robër’ të kryeministrit Rama.
Lika kërkoi transparencë për marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë është firmosur. Njëkohësisht, ai deklaroi se kryeministri dhe qeveria e tij nuk janë të përjetshëm, ndërsa protestuesit që kanë dalë në shesh prej 135 ditësh janë të vendosur të vazhdojnë protestat deri në rrëzimin e qeverisë.
“Nuk ka deputetë parlamenti shqiptar, por thjesht ka robër të Edi Ramës. Ata janë thjesht punëtorët e bindur të kryeministrit Edi Rama. Ditën e sotme kishte vizitë ministri i Jashtëm izraelit, dhe shprehej se ka ardhur në Shqipëri për marrëveshje të përgjithshme. Por secili shqiptar meriton të dijë se çfarë marrëveshjesh janë arritur dhe çfarë është firmosur në kurriz të shqiptarëve. Kryeministri mendon se është i përjetshëm, por ai dhe qeveria e tij e ka gabim sepse këta qytetarë që kanë dalë për 135 ditë janë të gatshëm të sakrifikojnë deri në rrëzimin e atij krimineli”, tha aktivisti Edison Lika në protestën e 135 kundër qeverisë.
gijotina.com/










Discussion about this post