Protestuesit janë mbledhur sërish pranë Kryeministrisë, në ditën e 135-të të protestës. Aktivisti Edison Lika, u bëri thirrje qytetarëve të marshojnë drejt hyrjeve dhe daljeve të godinës, pasi në godinë ndodhej kryeministri Edi Rama.
Ai u kërkoi protestuesve të lëvizin drejt daljeve të Kryeministrisë, duke pretenduar se godina u përket qytetarëve dhe jo kryeministrit Edi Rama. Lika komentoi gjithashtu përdorimin e vezëve në protesta, duke i nxitur protestuesit t’i drejtojnë ato ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Aktivisti: Është e disata natë që ne vijmë në protestë, si çdo natë, dhe ky kryeministër, për të na provokuar ne, vjen në zyrë. Është e disata natë që ne vijmë në protestë, si çdo natë, dhe ky kryeministër, për të na provokuar ne, vjen në zyrë. Të marshojmë drejt çdo daljeje të Kryeministrisë, në hyrjet kryesore, paqësisht.
Kryeministria është e jona dhe jo e atij maskarai që e ka pushtuar! Ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Mos harroni, veza është e dekriminalizuar, nuk përbën vepër penale. Kur të shihni atë dhe qeverinë e tij, goditeni.
gijotina.com/










Discussion about this post