Situata përpara Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar sërish, duke degjeneruar në përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Pas aktivizimit të autobotit me ujë me presion për të larguar turmën nga perimetri i godinës, forcat e rendit kanë ndërhyrë në terren dhe kanë nisur shoqërimet e para.
Gjatë ndërhyrjes janë regjistruar përplasje të forta. Disa prej protestuesve, të cilët policia i ka konsideruar më aktivë, janë neutralizuar dhe shoqëruar me forcë drejt komisariateve të kryeqytetit.










Discussion about this post