GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj: Mund t’u thyesh këmbët studentëve, por jo dinjitetin! Koha që të gjithë të bashkohemi me studentët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj: Mund t’u thyesh këmbët studentëve, por jo dinjitetin! Koha që të gjithë të bashkohemi me studentët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit, duke akuzuar qeverinë për përdorim të dhunës dhe përçmim ndaj protestuesve.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Gjekmarkaj e cilëson studentin e lidhur te kangjellat e ministrisë si simbol të Shqipërisë reale, ndërsa pamjet e dhunës policore, ai thote se dëshmojnë mënyrën se si pushteti përballet me qytetarët.

Reagimi

POLICËT QË U THYEN KËMBËT STUDENTËVE JANË FYTYRA E VËRTETË E KËSAJ QEVERIE! STUDENTI I LIDHUR TE KANGJELLAT E MINISTRISË ËSHTË FYTYRA E SHQIPËRISË REALE!

Pamjet e policëve që dhunuan studentët dhe të studentit të lidhur te kangjellat e ministrisë janë dëshmi e një pushteti që përballet me qytetarët përmes forcës, arrogancës dhe përçmimit.

Shoqeria duhet të jetë me studentet, prinderit nuk duhet t‘i lënë vetem, pedagoget e kanë detyrim moral të jenë krah tyre!

Uniforma e shtetit nuk mund të përdoret si mburojë e pushtetit politik dhe as si armë kundër atyre që protestojnë.

Ervin Demo ka qënë  pedagog nuk mund të sillet si kasap në mish njeriu, duhet ta refuzojë këtë metamorfozë!

Pas 135 ditësh protestash, pushteti u tremb, por, sapo mendoi se rreziku kishte kaluar, u rikthye te gjuha provokuese dhe triumfaliste.

Studentët protestojnë sepse diplomat nuk u garantojnë të ardhmen, punësimi kushtëzohet nga lidhjet partiake, familjet e tyre përballen me patronazhimin politik dhe kostot e jetesës, veçanërisht qiratë në Tiranë, për të blerë një shtepi nuk mjafton  një jetë!

Të tilla rrethana ua bëjnë të pamundur  ndërtimin e një të ardhmeje  dinjitoze.

Pakënaqësia e tyre lidhet edhe me një sistem politik që nuk ndryshon, që kontrollon , piloton, të merr voten me shantazh.

Kur këta të rinj ishin katër vjeç, Mirela Kumbaro ishte ministre e Kulturës; sot, kur nisin universitetin, e gjejnë sërish në qeveri, tashmë në krye të arsimit, 14 vite pa nderprerje.

Ky është modeli i ofruar: një brez rritet, ndërsa pushteti mbetet po ai! Brezat nderrojne por Kryeminister gjithmonë është Edi Rama dhe një parti shtet!

Skandalet shtohen, rotacioni politik bllokohet dhe vendimmarrja institucionale shoqërohet me presion e përçmim ndaj kujtdo që kundërshton.

Reforma territoriale u miratua në këtë klimë, si një tjetër dëshmi e arrogancës së pushtetit edhe për të thyer moralin e protestuesve!

Përballë revoltës së studentëve, qeveria zgjodhi shkopinjtë, dhunën dhe përçmimin.

Policia nuk duhet të shërbejë si ushtri private e partisë në pushtet por po sherben si e tillë.

Uniforma i përket shtetit, jo Edi Ramës! Organet e sugurisë duhet të mbrojnë popullin jo qeverinë që nuk do populli!

Përgjegjësit për dhunën duhet të identifikohen, të hetohen dhe të japin llogari. Një ditë do të ndodhë.

Institucionet duhet të garantojnë të drejtën e protestës, sigurinë e qytetarëve dhe respektimin e dinjitetit njerëzor.

Shqipëria nuk është koloni dhe studentët nuk mund të trajtohen si njerëz që mashtrohen me pasqyra  si indigjenet në mesjete nga ushtaret e Kolombit !

Mund t’u thyesh këmbët studentëve, por nuk mund t’ua thyesh dinjitetin. Do të dalin më të shumtë për ta mbrojtur.

Mund të godasësh protestuesit, por nuk mund ta fshehësh dështimin e një pushteti që ka frikë nga rinia dhe nga liria.

Kur pushteti u përgjigjet studentëve me dhunë, ai nuk demonstron forcë; ai firmos aktakuzën kundër vetvetes! Mbëmë me shtazerinë e dhunes ai demostroi mjerimin e vet faqe gjithe Botes!

Etiketa: dinjitetgjekmarkajm studente

Lajme të lidhura

Ishte parashikuar për sot, anulohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS
Aktualitet

Ishte parashikuar për sot, anulohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS

09:38 - 14/10/26
Altin Goxhaj rrëfen 10 orët në Komisariat: Më ndaluan pse po filmoja dhunën policore ndaj studentëve
Aktualitet

Altin Goxhaj rrëfen 10 orët në Komisariat: Më ndaluan pse po filmoja dhunën policore ndaj studentëve

09:15 - 14/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte parashikuar për sot, anulohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS
Aktualitet

Ishte parashikuar për sot, anulohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS

09:38 - 14/10/26

Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në...

Lexo më shumë
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Altin Goxhaj rrëfen 10 orët në Komisariat: Më ndaluan pse po filmoja dhunën policore ndaj studentëve

Altin Goxhaj rrëfen 10 orët në Komisariat: Më ndaluan pse po filmoja dhunën policore ndaj studentëve

09:15 - 14/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:27 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com