Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas lirimit nga Komisariati Nr. 1 në Tiranë, ku thotë se u mbajt për rreth 10 orë pas arrestimit gjatë protestës së mbrëmshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj pretendon se shkaku i arrestimit të tij ishte filmimi i një episodi gjatë protestës, kur, sipas tij, një i ri po dhunohej. Ai ka ngritur gjithashtu dyshime për arsyen pse telefoni i tij ishte karikuar gjatë kohës që ndodhej në komisariat.
“Konstatova që celulari im ishte 70% i karikuar (nga Endri Fuga), e kisha lënë më 20% kur ma rrëmbyen dje, dhe në çantë mungonte seti i karikimit!”, shkruan Goxhaj.
Avokati pretendon se mbajtja e tij në komisariat përtej përfundimit të veprimeve procedurale lidhej me përpjekje për të marrë fjalëkalimet e llogarive të tij në rrjetet sociale. Në postim, ai përmend emrin e Endri Fugës, por nuk paraqet prova që të mbështesin pretendimet e tij.
Mesazhi i avokatit:
Mirmëngjes. Sapo më liruan nga Komisariati Nr 1 dhe konstatova që celulari im ishte 70% i karikuar (nga Endri Fuga ) e kisha lënë më 20% kur ma rrëmbyen dje, dhe në çantë mungonte seti i karikimit! Bilanci i sulmit të mbrëmjes në këtë vend ishte syzet optike dhe maska të humbura.
Siç e keni në video live e djeshme, shkaku i arrestimit ishte filmimi parandalues i dhunimit që po i bëhej një djali të ri, ndërsa shkaku i karikimit të celularit ishte Endri Fuga dhe kjo ishte arsyeja që edhe pse veprimet proçeduriale të arrestimit tim u kryen në mesnatë mua më mbajtën deri tani që të kishte kohë Fuga të përpiqej me çufot të merrnin pasëordet e rrjeteve sociale.
P.s. Fuge, ke harru të më leje në çantë setin e karikimit të celularit!!!










Discussion about this post