Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas informacioneve të raportuara, Xhaçka është futur në ambientet e SPAK-ut pak minuta pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, ishte larguar nga prokuroria.
Pas daljes nga SPAK, Gaçi është pyetur nga gazetarët, por nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me paraqitjen e tij.
Sipas burimeve pranë SPAK-ut, Artan Gaçi dyshohet për pastrim parash, në kuadër të një hetimi të ri që lidhet me transferta të dyshuara monetare drejt disa shteteve.
Raportohet se hetimi ka nisur pas këqyrjes së telefonit të një shtetaseje, e cila ka bashkëpunuar me drejtësinë në një çështje tjetër.
Gjatë shqyrtimit të materialeve në telefon, dyshohet se janë zbuluar komunikime që lidhen me transferta parash.
Sipas të njëjtave burime, nuk përjashtohet mundësia që hetimet të shtrihen edhe te Olta Xhaçka, bashkëshortja e Gaçit dhe ish-ministre e Mbrojtjes.
Megjithatë, deri më tani nuk ka informacion zyrtar publik që të sqarojë statusin procedural të Xhaçkës apo arsyen konkrete të paraqitjes së saj në SPAK.










Discussion about this post