Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Tiranë Durrës në Sukth.
Policia njofton se një kamion është përplasur me një makinë.
Si pasojë e përplasjes është lënduar shoferi i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post