Nxënësit e disa gjimnazeve në Tiranë kanë bojkotuar sot mësimin për tiu bashkuar protestës së studentëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Nga informacionet, kanë bojkotuar mësimin gjimnazistët e shkollës ‘Ismail Qemali’ në Tiranë, dhe të një gjimnazi në Kamzë.
Gjimnazistët nga Kamza po marshojnë drejt Tiranës duke u bërë thirrje dhe të tjerëve të bashkohen: ‘Hajde të gjithë së bashku’
Bojkoti i mësimit dhe dalja e gjimnazistëve në rrugë vijnë në një kohë kur protestat e të rinjve janë shtrirë përtej kryeqytetit.










Discussion about this post