GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lufta e tyre është edhe lufta jonë”, të rinjtë italianë solidarizohen me studentët shqiptarë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lufta e tyre është edhe lufta jonë”, të rinjtë italianë solidarizohen me studentët shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjeti i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Itali, “Rete degli Studenti Medi” ka shprehur solidaritet me të rinjtë shqiptarë që kanë protestuar në Tiranë, duke dënuar ndërhyrjen e policisë gjatë demonstratave. Në një deklaratë publike të titulluar “Solidaritet me studentët shqiptarë”, organizata italiane thekson se kërkesat e të rinjve për arsim më të aksesueshëm, kushte më të mira dhe mundësi të barabarta duhet të marrin përgjigje përmes dialogut dhe jo forcës.

Sipas organizatës, studentët shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar një sistem arsimor që garanton më shumë mundësi për të gjithë, pavarësisht kushteve ekonomike dhe shoqërore. Në reagimin e saj, “Rete degli Studenti Medi” vë në dukje se kostot e arsimit dhe pabarazitë sociale mbeten ndër shqetësimet që prekin të rinjtë.

Kjo duke theksuar nevojën që institucionet të dëgjojnë kërkesat e tyre dhe të marrin masa konkrete. Sipas saj, ndërhyrjet policore nuk mund të zëvendësojnë dialogun me një brez që kërkon të dëgjohet dhe të ketë më shumë siguri për të ardhmen.

Reagimi

Dje, në Tiranë, studentët shqiptarë dolën në shesh për të kërkuar të drejtën për arsim të përballueshëm, shkolla më të mira dhe një të ardhme të ndërtuar mbi mundësi dhe jo mbi privilegje. Një mobilizim që denoncon pabarazitë sociale, barrën e kostove të arsimit dhe një sistem që shumë shpesh i lë pas dore brezat e rinj. Megjithatë, përpara Ministrisë së Arsimit, studentët u përballën me dhunën dhe ndërhyrjen e forcave të policisë.

Ndërhyrjet e policisë ndaj atyre që protestojnë nuk mund të jenë përgjigjja ndaj kërkesave të një brezi që kërkon të dëgjohet, të respektohet dhe të gjejë drejtësi. Kur brezat e rinj dalin në shesh për të kërkuar ndryshim, përgjigjja e institucioneve nuk mund të jetë represioni, por dialogu dhe marrja e përgjegjësive.

Si Rrjeti i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Itali (“Rete degli Studenti Medi”), shprehim solidaritetin tonë të plotë me studentët shqiptarë. Lufta e tyre është edhe lufta jonë. Sheshet u përkasin atyre që luftojnë për një të tashme më të mirë. Dhe asnjë shkop gome nuk mund t’i fshijë idetë.

Edhe ne do të dalim në shesh në Romë, këtë të shtunë, në kuadër të grevës kombëtare, sepse kërkojmë një të drejtë për arsimim që të garantohet realisht, shkolla të sigurta dhe të aksesueshme, si dhe të drejtën për t’u dëgjuar.

Etiketa: italianesolidaritetStudente

Lajme të lidhura

Edhe Vlora i bashkohet protestës së studentëve, të rinjtë braktisin auditorët dhe dalin në bulevard
Aktualitet

Edhe Vlora i bashkohet protestës së studentëve, të rinjtë braktisin auditorët dhe dalin në bulevard

11:09 - 15/10/26
“Ju erdhi fundi!”/ Studentë dhe gjimnazistë thirrje të forta para Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
Aktualitet

“Ju erdhi fundi!”/ Studentë dhe gjimnazistë thirrje të forta para Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

10:45 - 15/10/26
“Rama duhet të japë dorëheqjen“, Salianji: Çdo ditë që qëndron në pushtet përmes dhunës thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë
Aktualitet

“Rama duhet të japë dorëheqjen“, Salianji: Çdo ditë që qëndron në pushtet përmes dhunës thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë

10:38 - 15/10/26
Para
Studentë dhe gjimnazistë pushtojnë Tiranën, thyejnë xhamat e Ministrisë së Infrastrukturës

Studentë dhe gjimnazistë pushtojnë Tiranën, thyejnë xhamat e Ministrisë së Infrastrukturës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe Vlora i bashkohet protestës së studentëve, të rinjtë braktisin auditorët dhe dalin në bulevard
Aktualitet

Edhe Vlora i bashkohet protestës së studentëve, të rinjtë braktisin auditorët dhe dalin në bulevard

11:09 - 15/10/26

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve po zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit. Pas Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe...

Lexo më shumë
“Ju erdhi fundi!”/ Studentë dhe gjimnazistë thirrje të forta para Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

“Ju erdhi fundi!”/ Studentë dhe gjimnazistë thirrje të forta para Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

10:45 - 15/10/26
“Rama duhet të japë dorëheqjen“, Salianji: Çdo ditë që qëndron në pushtet përmes dhunës thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë

“Rama duhet të japë dorëheqjen“, Salianji: Çdo ditë që qëndron në pushtet përmes dhunës thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë

10:38 - 15/10/26
Në mbështetje të studentëve, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Në mbështetje të studentëve, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

10:33 - 15/10/26
Protesta edhe në Shkodër, studentët qëllojnë me vezë derën e Rektoratit

Protesta edhe në Shkodër, studentët qëllojnë me vezë derën e Rektoratit

10:27 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com