Situata është tensionuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku vijon protesta e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë.
Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Ndërkohë, mbi protestuesit ka vepruar edhe autoboti me ujë.
Tensionet vijnë në ditën e tretë të protestës studentore, ndërsa situata para Parlamentit dhe në zonat përreth mbetet e tensionuar.
Protestat e të rinjve vijojnë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.










Discussion about this post