Gjimnazistët e Lezhës kanë bojkotuar sot mësimin, duke shprehur mbështetjen për studentët që protestojnë në Tiranë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Nxënësit janë mbledhur duke mbështetur kështu protestën e studentëve në kryeqytet.
Forca të shumta policie janë dislokuar në qytet, duke rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Situata po shoqërohet me masa të shtuara sigurie, ndërsa nxënësit vijojnë protestën e tyre.
Revolta e të rinjve ka hyrë në ditën e katërt, ndërsa bojkoti i gjimnazistëve shtrihet edhe në Lezhë.
Vendi prej 3 ditësh është përfshirë nga protesta masive në të gjithë vendin, ku protagonistë këtë herë janë të rinjtë shqiptarë, të cilët janë kundër kësaj klase politike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Dje përgjatë gjithë ditës dhe darkës, të rinjtë shqiptarë, të mbështetur dhe nga prindër edhe aktivistë, kanë protestuar, ndërsa janë përplasur me policinë.










Discussion about this post