GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana ka mirëpritur MedSportTech International Congress 2026, një kongres ndërkombëtar që bashkon profesionistë të mjekësisë, shkencës së sportit, farmacisë dhe teknologjisë për të diskutuar mbi risitë dhe sfidat e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Aktiviteti, që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, përfshin në program tema të rëndësishme si strategjia e UEFA-s për shëndetin e futbollistëve, parandalimi i dëmtimeve, antidopingu, inteligjenca artificiale dhe rehabilitimi sportiv.

Në këtë kongres mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, i cili në emër të Presidentit Armand Duka dhe FSHF-së, përgëzoi organizatorët për këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e mjekësisë sportive.

“Është kënaqësi të jem sot mes jush, në një kongres që bashkon mjekësinë, shkencën e sportit dhe teknologjinë, tri fusha që po ndikojnë gjithnjë e më shumë në zhvillimin e sportit modern.

Në emër të Presidenti Armand Duka dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, përgëzoj organizatorët për këtë nismë dhe për krijimin e një platforme ndërkombëtare që sjell në Tiranë ekspertizë, përvojë dhe ide të reja për të ardhmen e mjekësisë sportive”, – tha ai.

Shulku vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e mjekësisë sportive, duke theksuar se shëndeti i futbollistëve, parandalimi i dëmtimeve dhe rikthimi i sigurt në fushë janë elemente thelbësore të futbollit modern.

“Për ne, si Federatë Futbolli, kjo temë ka rëndësi të veçantë. Nuk mund të flasim për futboll modern dhe performancë të lartë pa vendosur në qendër shëndetin e sportistit. Parandalimi i dëmtimeve, kujdesi mjekësor, rehabilitimi dhe rikthimi i sigurt në fushë janë pjesë thelbësore e përgatitjes së çdo futbollisti.

Futbolli dhe sporti i sotëm kërkon gjithnjë e më shumë nga sportistët.

Intensiteti i ndeshjeve, ngarkesa e stërvitjes dhe kalendari konkurrues e bëjnë të domosdoshme një qasje profesionale, ku ndërhyrja mjekësore nuk fillon vetëm kur ndodh dëmtimi, por shumë më herët, përmes parandalimit, monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm”, – tha Shulku.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm u ndal te investimet e FSHF-së në këtë drejtim, veçanërisht te klinika e Kombëtares, një qendër ekselence e pajisur me teknologji të avancuar për fizioterapinë dhe rehabilitimin.

Ai theksoi se synimi i Federatës është që standardet bashkëkohore të kujdesit mjekësor të mos shërbejnë vetëm për ekipet kombëtare, por të përbëjnë një pikë referimi edhe për klubet dhe akademitë e futbollit shqiptar.

“Pikërisht në këtë drejtim, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë investime konkrete. Një prej tyre është klinika e Kombëtares, një qendër ekselence për mjekësinë sportive, e pajisur me teknologji të avancuar në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit.

Krijimi i kësaj qendre është pjesë e angazhimit tonë për të ngritur standardet e kujdesit ndaj futbollistëve dhe për t’u krijuar atyre kushte sa më të mira për vlerësim, trajtim dhe rikuperim.

Për ne, ky investim nuk ka të bëjë vetëm me pajisjet apo infrastrukturën. Ka të bëjë me cilësinë e shërbimit dhe me krijimin e një mjedisi ku profesionistët mund të punojnë sipas standardeve bashkëkohore të mjekësisë sportive.

Ambicia jonë është që zhvillimi i këtyre standardeve të mos kufizohet vetëm te ekipet kombëtare, por të shërbejë si pikë referimi edhe për klubet dhe akademitë e futbollit shqiptar.

Temat e këtij kongresi, nga strategjitë për shëndetin e futbollistëve tek inteligjenca artificiale, biosensorët dhe rehabilitimi i personalizuar, tregojnë se sa shpejt po zhvillohet kjo fushë.

Sfida jonë është që këto risi të mos mbeten vetëm në nivelin e kërkimit shkencor, por të gjejnë zbatim konkret në praktikën e përditshme.

Për këtë arsye, bashkëpunimi ndërmjet federatave sportive, institucioneve shëndetësore, universiteteve dhe komunitetit shkencor është i domosdoshëm.

Besoj se MedSportTech International Congress është një mundësi e mirë për të forcuar këtë bashkëpunim dhe për të krijuar ura të reja mes shkencës dhe praktikës sportive.

Në përfundim, dëshiroj të ritheksoj se për Federatën Shqiptare të Futbollit, investimi në mjekësinë sportive është investim në të ardhmen e futbollit. Është investim në shëndetin e lojtarëve, në zhvillimin e tyre profesional dhe në krijimin e kushteve për karriera më të sigurta e më të gjata”, – përfundoi Ilir Shulku.

 

 

Etiketa: ilir shulkuMedSportTech International Congress 2026

Lajme të lidhura

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër
Sport

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26
Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League
Breaking Views

Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

21:49 - 15/10/26
Protesta në Tiranë/ Merret ky vendim për ndeshjen e Conference League, Egnatia-Midtylland
Sport

Protesta në Tiranë/ Merret ky vendim për ndeshjen e Conference League, Egnatia-Midtylland

13:51 - 15/10/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit
Sport

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit

17:00 - 16/10/26

Tirana ka mirëpritur MedSportTech International Congress 2026, një kongres ndërkombëtar që bashkon profesionistë të mjekësisë, shkencës së sportit, farmacisë dhe...

Lexo më shumë
Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com