Ndeshja Egnatia-Midtjylland do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Në situatën e jashtëzakonshme që u krijua, UEFA pranoi vetëm sot që sfida të largohej nga kaosi i Tiranës.
Më parë kishte ultimatum për të ndjekur axhendën me stadiumin “Air Albania”, por situata ndryshoi.
Egnatia u detyrua për këtë ndryshim drastik, ndërsa sfida vlen për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Ky takim është programuar në orën 18:45.
Protestat studentore kanë shkaktuar kaos në Tiranë. Një situatë e paprecedent u krijua ku nuk u garantua zhvillimi i sfidës në “Air Albania”. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë.
Kampionët e drejtuar nga Nevil Dede nuk ia dolën dje që të zhvillonin seancën stërvitore në prag të ndeshjes.
Sa i përket ekipit danez pati vetëm pak minuta në dispozicion.










Discussion about this post