Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivët e policisë gjatë protestës së sotme të studentëve pranë Ministrisë së Arsimit.
Gazetarja Denada Jushi bën me dije se, sipas burimeve nga Spitali i Traumës i riu është aktualisht koshient.
Sipas të njëjtave burime, Muhamet Skana ka pësuar krisje në vertebër dhe ka humbje të kujtesës. Për momentin, ai nuk kujton asgjë nga ngjarja, ndërsa raportohet se nuk ka rrezik për aftësinë e tij për të ecur.
Kujtojmë se Muhamet Skana ndodhej mes protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, kur u godit nga një efektiv policie dhe u përplas dhunshëm në tokë, duke dëmtuar kokën.
Pamjet e ngjarjes tregojnë gjithashtu se, teksa i riu ndodhej në tokë, disa efektivë të tjerë e kanë goditur me shkelma në trup, përpara se ta tërhiqnin zvarrë gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar.
gijotina.com/









Discussion about this post