Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, vranësira të pakta deri mesatare kalimtare pritet të shfaqen nga orët e mesditës deri në pasdite, kryesisht në zonat malore në lindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 3 m/s. Herë pas here, në zonat bregdetare dhe lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 8 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.












Discussion about this post