GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ulsi Manja mban titullin ‘Doktor Shkencash’, por me punim të kopjuar fjalë për fjalë nga studiuesja shkodrane

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vazhdën e denoncimeve për figura të rëndësishme poltike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Kushi e Ogerta Manastirliu, kësaj here do të flasim për kopjimet e z.Ulsi Manja. Një nga nismëtarët e kësaj fushate anti-plagjiaturë bashkë me Taulant Mukën,është edhe studiuesi Vladimir Kola.

“Gjithçka nisi aty nga fundi i 2018-ës, që konçidoi edhe me protestën e studentëve si periudhë dhe unë u bëra kurioz të shihja pak tezat e doktoraturës që ishin bërë në Shqipëri. Dhe vura re që aty kishte patur disa kopjime që ishin përkthyer fjalë për fjalë. Për sa i përket doktoraturës sëz.Manja, pasi kisha parë disa doktoratura të tjera, vura re që edhe aty kishte disa kopjime pa përmendur burimin original, kopjime me paragrafë dhe me faqe të tëra”, tregon z.Kola.

Ish-ministri i Drejtësisë ka marrë titullin “doktor” me disertacionin “Veprat Penale Kundër Mjedisit” e mbrojtur në vitin 2017 në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.Në Tezën në fjalë, plot 7 faqe janë kopjuar nga artikulli shkencor me titull: “E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-it”,me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revistën Shqiptare për Studime Ligjore” Vol 7.

Një pjesë e konsiderueshme e artikullit të profesoreshës shkodrane, ku flitet për refuzimin e institucioneve për të dhënë informacion, të drejtën që lind për ankimin administrativ, ankim gjyqësor dhe rolin e Avokatit të Popullit, është marrë fjalë për fjalë dhe nuk është cituar as në fund të faqes dhe as në bibliografi. Edhe nëse vijohet më tutje, aty ku zonja Baraku flet për ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me mundësitë që ofron legjislacioni për të drejtën për aksesin në dokumentet zyrtare, në përgjithësi dhe informacionin mjedisor në veçanti, vihet se është marrëçdo fjalë copy-paste. Mirëpo z.Manja nuk është mjaftuar vetëm me pjesën teorike, por ka kopjuar edhe sugjerimet e zonjës Baraku.

“Nuk jam në dijeni për këtë.Po e dëgjoj për herë të parë këtë gjë. Ai nëqoftëse e ka bërë le ta mbajë përgjegjësinë vetë”, tha ajo.

Në Tezën në fjalë, faqja 71 dhe një pjesë e faqes 68 janë kopjuar nga siti i Komisionit Evropian. Për të qenë korrekt, Sajti i Komisionit Europianështë listuar te literatura e konsultuar dhe është referuar në tekst me fusnotë në faqet 61 dhe 62, por nuk është referuar te faqet 71 dhe 68.

Në këtë disertacion faqet 87-88 janë mbushur fjalë për fjalë nga “Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004”. Gjithashtu një tjetër pjesë e konsiderueshme e përkthyer fjalë-për fjalëështë marrë nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull:“Inspections Reforms: Do Models Exist?”.

“Ai nga ky studim kopjon disa faqe të tëra të gatshme dhe i vendos te teza e tij e doktoraturës. Pra janë pjesë të tezës së doktoraturës mbi mjedisin, që i ka gjetur të përshtatshme me temën e tij dhe i ka vendosur te teza e tij e doktoraturës”, shtoi studiuesi Kola.

Etiketa: kopjetitullUlsi Manja

Lajme të lidhura

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë
Aktualitet

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

09:47 - 17/10/26
Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep
Aktualitet

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

09:24 - 17/10/26
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

09:04 - 17/10/26
Para
“Të acaruar nga përbuzja e Ramës”, Le Monde: Shqipëria përballet me protesta të paprecedenta që nga viti 1991!

“Të acaruar nga përbuzja e Ramës”, Le Monde: Shqipëria përballet me protesta të paprecedenta që nga viti 1991!

Discussion about this post

TË FUNDIT

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë
Aktualitet

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

09:47 - 17/10/26

Motra e të riut, Muhamet Skana që u përplas përtokë nga një efektiv policie dhe më pas u godit me...

Lexo më shumë
Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

09:24 - 17/10/26
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

09:04 - 17/10/26
Deputeti demokrat u hodh në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Balliu: Skemë e organizuar nga Rama

Deputeti demokrat u hodh në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Balliu: Skemë e organizuar nga Rama

08:53 - 17/10/26
“Të acaruar nga përbuzja e Ramës”, Le Monde: Shqipëria përballet me protesta të paprecedenta që nga viti 1991!

“Të acaruar nga përbuzja e Ramës”, Le Monde: Shqipëria përballet me protesta të paprecedenta që nga viti 1991!

08:42 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com