Përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Tiranë kanë lënë të plagosur edhe një gazetar grek.
Ngjarja është regjistruar në Rrugën e Durrësit, ku situata është tensionuar gjatë protestës së sotme.
Dyshohet se gazetari ka pësuar dëmtime në vesh dhe është transportuar në Spitalin e Traumës.
Nuk dihet ende në ç’rrethana është plagosur reporteri i huaj.










Discussion about this post