Një aksion simbolik dhe me doza ironie është zhvilluar pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e shtatë të revoltës popullore.
Një grup protestuesish i është afruar kordonit të çeliktë të forcave të policisë duke hedhur drejt efektivëve një lumë kartëmonedhash të rreme.
Kjo lëvizje vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe e ndërtuar mbi sarkazëm ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili premtoi një shpërblim prej 2500 eurosh për uniformat blu që do të përballen në front me protestuesit.










Discussion about this post