310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave më 13 tetor, sipas përditësimit të publikuar nga institucionet spitalore. Nga ky total, 191 janë punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalimtarë. Sipas njoftimit të orës 21:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjatë ditës katër kalimtarë për ndihmë mjekësore.
Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, është larguar pas trajtimit në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një tjetër ka marrë trajtimin dhe është larguar. Dy kalimtarë të tjerë vijojnë t’u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.
Njoftimi i QSUT:
PËRDITËSIM mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve gjatë protestës së datës 19.10.2026, ora 21:00
Spitali Universitar i Traumës:
Në Spitalin Universitar të Traumës sot janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 4 kalimtarë.
Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, pas marrjes së shërbimit mjekësor ka lënë ambientet e spitalit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut.
Aktualisht, në SUT ndodhen 2 kalimtarë, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.
Një kalimtar i lënduar gjatë protestës është larguar pasi ka marrë trajtimin.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”:
Ditën e sotme janë paraqitur 3 qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore, nga të cilët:
1 efektiv policie
1 protestues (i mitur)
1 përfaqësues i medias
Aktualisht, të gjithë janë gjendje shëndetësore stabël.
Total të lënduar që prej 13 tetorit: 310
191 punonjës të Policisë;
88 protestues,
31 kalimtarë.
gijotina.com/










Discussion about this post