Studentët e Mjekësisë i janë bashkuar protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesat për largimin e tij.
Mbërritja e studentëve të rinj është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga turma, e cila vijon të qëndrojë para godinës së qeverisë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj kryeministrit.
Gjatë protestës dëgjohen thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ndërsa pjesëmarrësit përsërisin edhe kërkesën për lirimin e studentëve të ndaluar.
Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa numri i pjesëmarrësve është shtuar me mbërritjen e studentëve të Mjekësisë.










Discussion about this post