Një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Viktimë ka mbetur shtetasi Ismet Habili, 45 vjeç. Ai është gjendur pa shenja jete në automjet
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat. Ngjarja nuk ka lidhje me protestën që po zhvillohet në kryeqytet.
Edhe Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Efektivët dyshojnë se kemi të bëjmë me vrasje.
Tiranë/Informacion paraprak
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










Discussion about this post