Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me protestat studentore që kanë përfshirë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shpreheht se rinia shqiptare ka qenë historikisht në pararojë të ndryshimeve të mëdha në vend.
Sipas Bushatit, prej muajsh të rinjtë janë rikthyer në sheshe me kërkesa për ndryshim, duke shprehur pakënaqësinë ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, përqendrimit të pushtetit dhe vështirësive ekonomike që përballojnë qytetarët.
Ish-ministri i Jashtëm kritikon mënyrën se si, janë trajtuar kërkesat e protestuesve, duke kundërshtuar kështu edhe gjuhën kërcënuese ndaj tyre. Në lidhje me këtë, Bushati rendit përdorimin e shkopinjve të gomës, gazit lotsjellës dhe ujit me presion si elemente, për të cilët thotë se nuk mund ta ndalin revoltën e një brezi që kërkon ndryshim.
Ai kundërshton gjithashtu argumentet që ia atribuojnë protestat ndikimit të forcave të huaja, duke theksuar se shoqëria shqiptare është thellësisht pro-amerikane dhe orientimi i saj është evropian. Në fund, ai thotë se Partia Socialiste duhet të dallojë atë që i përket një momenti politik nga ajo që i detyrohet Shqipërisë.










Discussion about this post