Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 20 deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve dhe kaosit të krijuar gjatë seancës së sotme parlamentare.
Sipas kërkesës së socialistëve, gjashtë deputetë të opozitës duhet të përjashtohen për 60 ditë nga aktivitetet parlamentare.
Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën dhe Besart Xhaferrin.
Ndërkohë, PS ka kërkuar masë disiplinore me 10 ditë përjashtim edhe për 14 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.
Në këtë listë përfshihen Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri dhe Enno Bozdo.
Gjithashtu, kërkesa për përjashtim përfshin edhe Kastriot Pirolin, Kliti Hotin, Flamur Hoxhën, Arjan Ndojën, Ivi Kason, Zija Ismailin dhe Blendi Himçin.
Kërkesa e Partisë Socialiste vjen pas përplasjeve dhe situatës së tensionuar të regjistruar gjatë seancës plenare.










Discussion about this post