GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama shfaqet si drejtor policie, zbulon skenarët komplotues dhe i bën gjyq publik protestuesve: Janë kriminelë dhe jo studentë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama shfaqet si drejtor policie, zbulon skenarët komplotues dhe i bën gjyq publik protestuesve: Janë kriminelë dhe jo studentë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vend që të japë llogari për dhunën policore ndaj nxënësve, gjimnazistëve dhe studentëve që kanë dalë në rrugë për të kërkuar largimin e tij, Edi Rama ka zgjedhur t’i kundërpërgjigjet revoltës me akuza, etiketime dhe një fushatë për të delegjitimuar protestën.

Në konferencën për shtyp, kryeministri i cilësoi pamjet e dhunës policore si një “përmbysje manipuluese të realitetit”, ndërsa protestuesit i paraqiti si pjesë të një skenari të organizuar nga krimi dhe forca të huaja.

Në vend të përgjegjësisë politike për atë që po ndodh në rrugët e Tiranës, Rama ofron justifikime për një polici që po përballet me akuza të rënda për përdorimin e forcës ndaj të rinjve.

Duke e paraqitur Policinë e Shtetit si palën më të dëmtuar dhe protestuesit si kërcënim ndaj qeverisë, Rama shmang thelbin e revoltës studentore: kërkesat e të rinjve dhe përgjegjësinë e pushtetit për mënyrën si po trajtohen. Kur uniformat e shtetit përfshihen në përplasje me të mitur e studentë, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari, jo të përballen me etiketime dhe akuza për komplote. Deklaratat e kryeministrit ngrenë një pyetje thelbësore: a po përdoret Policia për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, apo po kthehet në mburojë të pushtetit përballë një proteste që kërkon dorëheqjen e tij?

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ndërkohë që liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme, në Shqipëri dhuna është një krim i pajustifikueshëm. Për fat të keq në protestat e javës së fundit u bënë bashkë që të dyja, nga një anë liria për të protestuar si një e drejtë e pamohueshme dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua dhe glorifikua në ekranet e korruptuar të mbrëmjeve mediatike. Papushim, orë e çast, shqiptarët panë me ankth sesi terrori mori peng të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë tërësisht të rreme se studentë të pafajshëm e idealistë u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike manipuluese e një realiteti tërësisht tjetër. Kam ndarë me ju raportet e policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar, në Europë dhe në Shqipëri. S’bën askund vaki që pjesa më e dëmtuar të jetë Policia. Bën vaki këtu.

Sot jam këtu për të ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje, si një koment fyes për studentët. Qysh se nisi protesta paqësore masive e flamengove, kam thënë se arsyet për të protestuar janë legjitime. Por se qysh në krye të herës ajo protestë ishte e influencuar rëndë nga forca të tjera, ka qenë një fakt. Ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë e të dhunshme është evidentuar në të gjithë përmasën e vetë. Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë, përmes doganës dhe nga subjekte të caktuara, janë tashmë në duart e Policisë. Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ANTIFA, rrjeti i terrorit urban që në emër të neokomunizmit ka vendosur të futet në jetët e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e Policisë. Por në duart e Policisë janë edhe një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar drejtpërdrejtë nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Por glasa mbi tortë është PD, që dje mori edhe autorësinë e fillimit të dhunës te Ministria e Arsimit.

“Ndërkohë që liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme, në Shqipëri dhuna është një krim i pajustifikueshëm. Për fat të keq në protestat e javës së fundit u bënë bashkë që të dyja, nga një anë liria për të protestuar si një e drejtë e pamohueshme dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua dhe glorifikua në ekranet e korruptuar të mbrëmjeve mediatike. Papushim, orë e çast, shqiptarët panë me ankth sesi terrori mori peng të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë tërësisht të rreme se studentë të pafajshëm e idealistë u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike manipuluese e një realiteti tërësisht tjetër. Kam ndarë me ju raportet e policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar, në Europë dhe në Shqipëri. S’bën askund vaki që pjesa më e dëmtuar të jetë Policia. Bën vaki këtu.

Sot jam këtu për të ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje, si një koment fyes për studentët. Qysh se nisi protesta paqësore masive e flamengove, kam thënë se arsyet për të protestuar janë legjitime. Por se qysh në krye të herës ajo protestë ishte e influencuar rëndë nga forca të tjera, ka qenë një fakt. Ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë e të dhunshme është evidentuar në të gjithë përmasën e vetë. Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë, përmes doganës dhe nga subjekte të caktuara, janë tashmë në duart e Policisë. Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ANTIFA, rrjeti i terrorit urban që në emër të neokomunizmit ka vendosur të futet në jetët e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e Policisë. Por në duart e Policisë janë edhe një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar drejtpërdrejtë nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Por glasa mbi tortë është PD, që dje mori edhe autorësinë e fillimit të dhunës te Ministria e Arsimit.

Tani unë do ndaj me ju pamje që do trondisin shumëkënd. Këta persona nuk janë student, janë diçka tjetër. Ata shikojnë te dhuna për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të Shqipërisë dhe për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarët”, tha mes të tjerash Rama.

 

 

Etiketa: komplotRamaskenare

Lajme të lidhura

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!
Aktualitet

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe u vënë flakën shilteve
Aktualitet

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe u vënë flakën shilteve

13:12 - 23/10/26
Berisha akuzon Ramën për manipulim të shifrave të të plagosurve: Dhuna ndaj protestuesve ishte barbare
Aktualitet

Berisha akuzon Ramën për manipulim të shifrave të të plagosurve: Dhuna ndaj protestuesve ishte barbare

13:06 - 23/10/26
Para
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!
Aktualitet

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26

Teksa kryeministri Edi Rama doli sot për të publikuar me iniciale disa persona, që sipas tij u arrestuan pasi kryen...

Lexo më shumë
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe u vënë flakën shilteve

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe u vënë flakën shilteve

13:12 - 23/10/26
Berisha akuzon Ramën për manipulim të shifrave të të plagosurve: Dhuna ndaj protestuesve ishte barbare

Berisha akuzon Ramën për manipulim të shifrave të të plagosurve: Dhuna ndaj protestuesve ishte barbare

13:06 - 23/10/26
“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur

“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur

12:51 - 23/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com